Haziri e Haliti përfaqësojnë Kosovën në Sarajevë

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, Lutfi Haziri, dhe nënkryetari i parë i këtij komisioni, Xhavit Haliti, po marrin pjesë në Konferencën e shtatë të Komisioneve Parlamentare të Integrimeve Evropiane të shteteve pjesëmarrëse në Procesin e Stabilizim Asocimit në Evropën Juglindore, e cila po mbahet këto ditë në Sarajevë.
Në studimin e tij të fizibilitetit të tetorit 2012, Komisioni Evropian identifikoi disa prioritete për t’u adresuar nga Kosova, në mënyrë që të jetë e gatshme për negociata për MSA. BE-ja do të vendos nëse do t’i nisë këto negociata më vonë gjatë kësaj pranvere.
Xhavit Haliti, i cili është edhe nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, është shfaqur optimist se Kosova së shpejti do t’i plotësojë kushtet për të nisur negociatat me Bashkimin Evropian për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA). /Indeksonline/