E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hebovia: Frenimi i kredive, pengesë për ndërtimet

Fakti që bankat kanë frenuar dhënien e kredive për banesa, po rëndon në kurriz të sektorit të ndërtimit. Nëndrejtori i shoqatës së Ndërtuesve, Ilir Hebovia thotë se të dhënat nuk janë aq optimiste sa të trumbetohet herë pas herë, madje gjendja është e vështirë.

Gjithashtu, nëndrejtori i shoqatës së Ndërtuesve u shpreh se kriza ekonomike ka ndikuar në rënien e blerjeve të pasurive të paluajtshme. Ndërkohë, në lidhje me çmimet sipas Hebovisë është tregu ai, që vendos dhe gjithkush është i lirë, që të zgjedhë nëse do të blejë ose jo.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›