E Diel, 1 Nëntor 2026

Tokat bujqësore, fermerët së shpejti pronarë të tyre

Tokat dikur pronë e shtetit nën organizimin e kooperativave, sot në zotërim të fermerëve që nuk e kanë privatizuar, shumë shpejt do të jenë me tapi.

Pra, përdoruesit e këtyre hapësirave do të bëhen pronarë me tapi. Kjo parashikohet në disa ndryshime në ligjin e ri që është miratuar sot në Komisionin Parlamentar, të Ekonomisë.

Miratimi i këtyre ndryshimeve sipas anëtarëve të Ekonomisë, pritet që t`i japë fund problemeve të mbartura në vite, në lidhje me dokumentacionin ligjor në territoret e ish-kooperativave bujqësore.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›