E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i KE: Problemet zgjedhore, peshojnë mbi ekonominë

Këshilli Ekonomik i Komisionit të Evropës, ka paraqitur një raport për Shqipërinë, në të cilin pasqyron situatën ekonomike të vendit, gjatë 3-mujorit të dytë të vitit.

Po ashtu, në këtë raport, KE ka deklaruar se problemet zgjedhore në vend, peshojnë mbi ekonominë. Ndër të tjera, ky raport përmend edhe miratimin e Amnistisë Fiskale për legalizimin e aseteve të padeklaruara, si dhe përmendet edhe amnistia për taksat e papaguara të bizneseve.

"Në maj, qeveria ka realizuar një marrëveshje financimi me IDB, (Banka Islamike për Zhvillim), për autostradën Tiranë-Durrës", thuhet ndër të tjera në këtë raport të KE për Shqipërinë, ku veçohet edhe fakti se norma e interesit është 5%.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›