“Hebrenjtë, ambasadorët më të mirë të Shqipërisë”
23/11/2011 Kryeministri takon homologun Netanjahu si dhe ish-diplomatët izraelitë
Gjatë vizitës në Jerusalem, në ditën e dytë të saj, Kryeministri Berisha iu drejtua me një fjalim Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë, një organizatë ku bëjnë pjesë ish-diplomatë izraelitë. Në takimin me temë “Të drejtat mes kombeve - historia e miqësisë së Shqipërisë me hebrenjtë dhe shtetin hebre”, Kryeministri u fokusua në marrëdhëniet mes dy kombeve ndër kohëra. Duke folur për të përbashkëtat dhe dallimet mes tyre, kreu i qeverisë tha se ata janë ndoshta ndër kombet më të vjetra në botë. Ndonëse historia ndaj të dyve, siç u shpreh Berisha, ka qenë një njerkë e ashpër, Zoti i ndihmoi të mbijetonin. Sa i takon kohës së qëndrimit të hebrenjve në vendin tonë, historianët nuk regjistrojnë asnjë përplasje mes kombeve, gjë që sipas Kryeministrit, tregon tolerancën e shkëlqyer fetare që ekziston tek kombi shqiptar. Ndërsa hebrenjtë Berisha i cilësoi si ambasadorët më të mirë të vendit tonë. “Sapo vendi u hap, ne trashëguam një vend krejtësisht të shkatërruar. Hebrenjtë që po largoheshin nga Shqipëria ikën për në Izrael dhe disa prej tyre për në Shtetet e Bashkuara. Të gjithë ata ishin ambasadorët më të mirë të kombit tim, të vendit tim, kudo që shkuan”, - deklaroi Kryeministri. Shefi i ekzekutivit foli edhe për zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe vendimin e Shqipërisë për të mos mbështetur kërkesën e Palestinës për anëtarësimin në OKB. “Ne besojmë se Këshilli i Sigurimit të OKB-së duhet të vendosë mbi të gjitha, hapat dhe masat që të parandalojnë Iranin të shndërrohet një kërcënim i madh për të gjithë rajonin”, - deklaroi Kryeministri. Ndërkohë që në ditën e tretë të vizitës në Izrael, Kryeministri Berisha mori pjesë në punimet e Forumit Ekonomik Izrael-Shqipëri, organizuar në Tel Aviv. Në të merrnin pjesë 22 kompani izraelite dhe 35 kompani shqiptare. Kryeministri Berisha bëri një paraqitje në tregues të zhvillimit ekonomik, fushave prioritare të zhvillimit dhe potencialeve që ofron për investitorët. Kryeministri ftoi sipërmarrësit izraelitë të investojnë në Shqipëri, duke përfituar nga barra fiskale më e ulët në Evropë, klima shumë e favorshme e biznesit, një treg i ri, etj. “Ju siguroj se do të marrim çdo vendim për të inkurajuar prodhimin e energjisë së rinovueshme në vend, sepse kemi nevojë që Shqipëria të bëhet një superfuqi e vogël e energjisë së rinovueshme në rajon. Ne po dyfishojmë të gjitha rrjetet e konjeksionit me fqinjët, e dyfishuam me Malin e Zi, janë licencuar kabllo nënujore për lidhjen me Italinë, e kemi dyfishuar me Kosovën, së shpejti do të fillojmë ta dyfishojmë me Maqedoninë”, - tha Berisha.