E Shtunë, 31 Tetor 2026

Piramida, Rama: U shemb edhe Kushtetuesja

Rama ne Twitter

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama reagoi në Twitter lidhur me mos marrjen parasysh nga Gjykata Kushetuese të kërkesës së PS-së për pezullimin e veprimit të ligjit që parashikon prishjen e Piramidës.

Sot, Gjykata vendosi rrëzimin e kësaj kërkese, me argumentin se nuk ishte e bazuar në ligj, ndërsa vetëm pak kohë më pas Rama shkruan në Twitter se U shemb edhe Kushtetuesja dhe u ndërtua edhe maja e piramidës së drejtësisë së kapur!

PS e konsideron ligjin për ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar, aty ku sot është piramida si tërësisht në kundërshtim me kushtetutën, për këtë, ajo kërkonte nga Gjykata Kushtetuese shfuqizimin e tij.

Pak kohë më parë Kushtetuesja ka rrëzuar edhe një ankesë të Bashkisë së Tiranës për pezullimin e punimeve për shembjen e piramidës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›