ILDKP: Ka nisur hetimi i pasurive të zyrtarëve
23/11/2011 Kryeinspektori Adriatik Llalla zbardh detajet e hetimit të pasurive të deklaruara
“Zyrtarët me llogari bankare dhe asete të cilat janë depozituar në banka të huaja”
Inspektorati i Lartë i Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurisë ka nisur fillimin e hetimeve të pasurisë për disa zyrtarë të lartë, në disa banka në shtete të ndryshme. Në takimin e parë të bordit të palëve të interesit, pjesëmarrëse në projektin “PAMECA III”, kreu i ILDKP-së, Adriatik Llalla, tha dje se për këtë arsye është kërkuar ndërmjetësimi dhe mbështetja e misionit PAMECA, me qëllim kryerjen e verifikimeve jashtë territorit të Shqipërisë. Llalla ka pranuar se bëhet fjalë për zyrtarë në nivel ministrash dhe zëvendësministrash, por pa dashur të japë emra apo shifra konkrete, pasuritë e të cilëve në bankat e huaja janë të depozituara jo vetëm në formën e llogarive bankare, por edhe si asete. “Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, një ndër agjencitë kryesore të luftës kundër korrupsionit në Shqipëri, tashmë ka nisur hartimin e një plani të detajuar veprimi me Misionin Policor Ndërkombëtar në dy aspekte: në drejtim të përafrimit të legjislacionit shqiptar me praktikën më të mirë ndërkombëtare për sa i përket hetimit të krimit financiar, dhe, më kryesorja, në drejtim të investigimit të pasurive të zyrtarëve të ndryshëm të niveleve të larta të administratës publike, jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”, - nënvizoi kryeinspektori i deklarimit të pasurive. Duke vlerësuar bashkëpunimin me PAMECA-n, në drejtim të zbulimit dhe ndëshkimit të korrupsionit, Llalla theksoi se “informacione të shumta që mbërrijnë në adresë të Inspektoratit të Lartë për zyrtarë kryesisht të nivelit të lartë, na orientojnë drejt bankave apo zyrave të ndryshme jashtë Shqipërisë.” Sipas Llallës, zyrtarët kanë arritur të sofistikojnë dërgimin e transfertave jashtë vendit, duke sjellë vështirësi në identifikimin e tyre, si pasojë e mungesës së kapaciteteve. “Inspektorati i Lartë ka nisur aplikimin e metodave të avancuara për evidentimin e burimit dhe të destinacionit të të ardhurave të krijuara nga abuzimi me pushtetin publik. Natyrisht, ky orientim i ri vazhdon paralel me hetimin administrativ që kryhet brenda vendit për fshehje të pasurisë, si edhe për parandalimin e ndëshkimin e situatave në konflikt interesi”, - u shpreh dje Adriatik Lalla.
Ndërsa ambasadori i BE-së, Ettore Sequi, i pranishëm në takimin e “PAMECA 3”, deklaroi se unioni pret që fondet që lëvron për Shqipërinë të kenë rezultate konkrete.
Buxheti 2012 për ILDKP-në
Në Komisionin e Ligjeve u shqyrtua dje buxheti i qeverisë për 2012-n për Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. ILDKP-ja u shpreh dakord me fondin e qeverisë për këtë institucion, duke argumentuar se “Ministria e Financave në këtë buxhet ka marrë në konsideratë një nga objektivat prioritare të këtij institucioni në lidhje me planifikimin e kërkesave buxhetore 2012-2014. Dhe konkretisht në forcimin e kapaciteteve investiguese për parandalimin e konfliktit të interesave dhe fshehjes së pasurive në masën 30% të Kontrollit të Plotë.
Hetimet e ILDKP-së
Në një prononcim dhënë për mediat në përfundim të tryezës të organizuar nga PAMECA, kreu i ILDKP-së, Adriatik Llalla, theksoi se “hetimi për zyrtarët e lartë do të shtrihet në disa banka, por edhe zyra të ndryshme, ku zyrtarë të lartë shqiptarë ushtrojnë aktivitetin e tyre”. Llalla bëri me dije gjithashtu se 10 raste në ditët në vijim do të dërgohen në prokurori. Ndërkohë kujtoi se institucioni që ai drejton ka depozituar në prokurori më parë 7 raste të tjera.