Qarkullimi, 4-fishohen gjobat për shkelësit
23/11/2011 Sot pritet miratimi i ndryshimeve në Kodin Rrugor, që kërkon 3/5-at në Kuvend
Masa drastike parandaluese për aksidentet rrugore
Në mbledhjen e djeshme në Komisionin parlamentar të Ligjeve u diskutua gjerësisht mbi projektligjin për disa ndryshime në Kodin Rrugor, miratimi i të cilit kërkon shumicë të cilësuar prej 84 votash në Kuvend. Këto ndryshime, që pritet të miratohen sot me konsensus, në Kodin Rrugor parashikojnë 4-fishimin e një pjese të madhe të gjobave për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Sipas ekspertëve të Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Transporteve, bëhet fjalë për disa ndryshime ligjore që kanë të bëjnë me 4-fishimin e një pjese të madhe të gjobave për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Megjithëse ishin dakord me projektligjin, deputetët e opozitës u shprehën dje se 4-fishimi i gjobave është tepër i lartë. Më kërkesë të opozitës, i pranishëm në komision ishte dhe ministri i Transportit, Sokol Olldashi, i cili dha shpjegime rreth ndryshimeve që mund të ketë Kodi Rrugor në të ardhmen. Në fjalën e tij para deputetëve të komisionit, Olldashi theksoi se aksidentet kryesisht shkaktohen nga shtresat e mesme dhe të larta. Sipas tij, janë këto shtresa që kanë makina të reja, që ecin shpejt dhe shkelin më shumë rregullat e qarkullimit rrugor. “Shumica e aksidenteve nuk na vijnë nga shtresat e varfra të popullsisë, nuk na vijnë nga këto shtresa që kanë makina 20-25-vjeçare. Shumica dërrmuese e aksidenteve na vijnë nga shtresa të mesme dhe të mirëqena të shoqërisë, që kanë dhe makina më luksoze, që ecin edhe më shpejt dhe që bëjnë telashe të përhershme në qarkullim”, - tha Olldashi. I pyetur nga deputetët në lidhje me aksidentet që shkaktojnë adoleshentët që nuk disponojnë leje drejtimi, shefi i Qarkullimit Rrugor në Policinë e Shtetit, Shkëlzen Aliaj, u shpreh se penaliteti është nga 25 mijë lekë deri në 100 mijë lekë dhe tërheqjen e lejes së drejtimit personit që i ka dhënë mjetin një personi pa patentë.
“Nëse fëmija i merr makinën prindit, është e vështirë ta ligjërosh, sepse në të gjitha rastet prindi vjen në organet e policisë dhe thotë që mjetin ma ka marrë pa dijeninë time dhe mbetet penalitet vetëm në kuadër të gjobës”, - tha Aliaj.
Gjobat
Gjobat për tejkalimin e normave të shpejtësisë, drejtimi i mjetit në gjendje të dehur, mosvendosja e rripit të sigurimit, mosndalimi para policit, do të variojnë nga 20 mijë deri në 1 milion e 600 mijë lekë të vjetra.
Aksidentet
Specialisti i Ministrisë së Brendshme informoi dje deputetët se nga muaji janar, për vitin 2011 kanë ndodhur 269 aksidente me pasojë vdekje, të cilat kanë ardhur për arsye të ndryshme, duke shtuar se shërbimet e qarkullimit rrugor kanë vënë mbi 483 mijë gjoba gjatë vitit 2011.
Shmangia
Për shoferët që kanë shmangur pagesën e gjobave deri tani me idenë se pas kalimit të një viti këto do të fshihen (parashkruhen), projektligji do ta fshijë këtë mundësi. Këto gjoba nuk do të parashkruhen dhe do të paguhen, qoftë edhe pas 10 vjetësh, sigurisht me kamatë.
Alkoolistët
Qejflinjtë e alkoolit duhet ta dinë se, nëse kapen të pirë në timon, gjoba më minimale është 10 mijë lekë të reja (100 mijë të vjetra) deri në 40 mijë lekë të reja apo 400 mijë të vjetra. Katërfishimi i gjobave duket se është një nga masat e marra nga qeveria për të ulur numrin e aksidenteve.
Masat
Këto masa, së bashku me futjen e teknologjisë së lartë në matjen e shpejtësisë dhe kontrollimin e rrugëve, sidomos autostradave problematike, pritet të frenojnë ndjeshëm numrin e aksidenteve në vend, parandalimin e ngjarjeve aksidentale dhe uljen e viktimave në trafik.