Hedh granatë në shtëpinë e gabuar, vdes 3 vjeçarja
DELVINE- Një vajzë 3- vjeçare është bërë viktimë e një shënjestre të gabuar në Delvinë, ndërsa kanë mbetur të plagosur nëna dhe gjyshi i saj. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme, rreth orës 17:00 në lagjen “Xhermehallë”, kur 74 vjecari Selman Meleqi hodhi dy granata dorë në banesën e familjes Vathi.
Sipas policisë shënjestra ka qenë Syrja Borici, por atentatori nuk ka patur informacion të saktë për adresën e tij, duke sulmuar familjen Vathi me origjinë nga Shkodra, që jetonte me qera në banesën e vjetër. Gabimi i shënjestrës i kushtoi jetën 3 vjecares Sara Zera, dhe ka lënë të plagosur rëndë nënën e saj, Age Zera si dhe gjyshin Nikollë Vathi. Sipas mjekëve të Sarandës për të voglen nuk ka patur asnjë shans mbijetese, pasi goditja i ka shkaktuar plagë të rënda, ndërsa nëna e saj është transportuar për në spitalin ushtarak në Tiranë me dëmtime të rënda në organet e brendshme.
Gjyshi i vogëlushes Nikolle Vathi vazhdon të trajtohet në spitalin e Sarandës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Forcat policore të Sarandës dhe Delvines kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes duke bërë të mundur arrestimin e autorit Selman Meleqi, i cili është gjetur në gjende shoku. Burime nga policia bëjnë me dije se shkak për ngjarjen është bërë një konflikt pronësie.
(s.g/balkanWeb)