Lieberman tur në Kroaci e Shqipëri kundër Palestinës
TIRANE- Izraeli do të kërkojë edhe mbështetjen e Tiranës zyrtare për të mos lejuar krijimin e një shteti plaestinez. Sic raporton e përditshmja “Jeruzalem Post”, shefi i diplomacisë izraelite, Avigdor Lieberman është nisur drejt Kroacisë, si pjesë e parë e një turi që do ta sjellë atë edhe në Shqipëri e Austri. Ministri i jashtëm izraelit, Lieberman do të perpiqet të bindë këto vende që të mos i japin mbështetje kërkeses palestineze për shtetësi në OKB në muajin shtator.
Vizita e Liberman ne vendin tonë pritet të shënojë dhe vizitën e parë të një ministri të Jashtëm izraelit pas 17 vitesh. Sipas “Jerusalem Post”, ai do të marrë pjesë në një forum ekonomik ku do të jetë i shoqëruar edhe nga 16 firma izraelite. Udhëtimi i Lieberman, vjen një javë pas atij të kryeministrit Benjamin Netanjahu, i cili vizitoi Rumaninë dhe Bullgarinë me po të njëjtin mesazh.
Pas dy javësh Netanjahu do të udhëtojë edhe në Poloni e Hungari për t’i bindur edhe këto vende të mos mbështesin lëvizjen palestineze. Përpjekja intensive diplomatike vjen në një kohë kur Izraeli po tenton të bindë sa me shume vende që të deklarohen publikisht kundër kësaj levizje. Deri tani SHBA, Gjermania, Italia dhe Hollanda kane shprehur rezervat e tyre.
(s.g/balkanWeb)