Hedhja ne ere e shtylles elektrike Policia Sabotim per festen e Vitit te Ri

E enjte 30 dhjetor NOA / A.Ymeraj Update Nje shtylle e tensionit te larte 220 kw eshte hedhur ne ere pak minuta me pare ne fshatin Budulle te Fushe-Krujes. Goditja e bere shtylles elektrike duke i shkaktuar terr qytetareve te Shqiperise se Mesme duket se eshte e qellimshme.
I kontaktuar nga mediat kreu i OST-se Sokol Ramadani sqaron se eshte hedhur ne ere nje linje dyfishe e cila sillte energjine elektrike direkt nga hidrocentrali.
Ramadani e ka cilesuar si nje sabotim per festat pasi edhe menyra e shkaterrimit te bazamentit te saj me lenden plasese te llojit dinamit eshte e tille qe ajo eshte demtuar rende.
Lidhur me mungesen e energjise elektrike qe do te shoqeroje zonat e Shqiperise se Mesme Ramadani u shpreh se po punohet qe kjo nderprerje te jete sa me e shkurter.
Ai theksoi se rindertimi i kesaj shtylle kerkon kohe dhe si e tille po punohet per gjetjen e formave te reja ne menyre qe energjia mos te mungoje ose te mungoje sa me pak.
Nderkaq burime policore per agjencine e lajmeve NOA konfirmojne se jane ndaluar disa persona te cilet mendohen se kane djeni ose jane te perfshire ne ngjarjen e ndodhur sonte.
Rreth nje e treta e qytetit te Fushe-Krujes nuk ka drita madje edhe nje pjese e qytetit te Durresit si dhe ne Tirane zona e Sharres Selites dhe Kombinatit por edhe 21 Dhjetori nuk po furnizohen me energji elektrike si rrjedhoje e hedhjes ne ere me dinamit te kesaj shtylle.
Telashet me energjine elektrike ishin edhe gjate pasdites se te merkures. Energjia elektrike eshte nderprere dje per kater qytete dhe fshatrat perreth tyre dhe ky black out ka perfshire edhe nje pjese te mire te kryeqytetit.
Korrespondentet e NOA raportuan mbreme se ne qytetet e Durresit Fierit Kavajes dhe Vlores nuk ka energji elektrike. Pas pak oresh u raportua se eshte kthyer energjia pjeserisht ne qytetet e Vlores dhe Durresit por vetem ne disa lagje.
Gjate dites se sotme energjia elektrike mungoi ne nje pjese te mire te Vlores. Problemet vazhduan edhe nNe Tirane ku zonat tek Bulevardi Zogu i Pare duke perfshire rruget perreth saj dhe fshatrat perreth ishin gjithashtu pa energji elektrike.
Burime zyrtare te OST Operatori i Sistemit te Transmetimit pohuan se eshte nderprere furnizimi me energji elektrike per banoret e Durresit Fierit Kavajes dhe Vlores per shkak te nje defekti ne linjen e tensionit te larte 120 kV Fier- Elbasan.
Nderkohe OST-ja duke kerkuar mirekuptimin e qytetareve te ketyre zonave tha se specialistet tane po punojne per riparimin sa me te shpejte te ketij defekti.
a.y/NOA