Pese plumba pas shpine ne sy te gruas e femijeve
SHKODR - shte vrare ne prani te gruas dy vajzave dhe nje kusheriri te tij 48- vjecari Sabah Ramadani banues ne fshatin Trush te Shkodres.
Ngjarja ka ndodhur rreth ores 1210 ne nje prej rrugeve te brendshme
te fshatit Trush ne komunen Berdice ne Shkoder. Sabah Ramadani i martuar dhe me
tre femije lindur e banues ne kete fshat ka shkuar paraditen e djeshme ne fshatin Kosmac per te marre gruan dhe femijet qe i kishte cuar tek vjehrri. Per kete i ka marre autoveturen nje bashkefshatari te tij.
Ndersa ka qene duke u kthyer ne shtepi ne fshatin
Trush ne rrugen e vjeter te lagjes Plepan Gjondrekaj ai ka debatuar me nje person nga Dajci qe po levizte dhe ai me makine.
Debati mesohet te kete lindur nga fakti se duke levizur me automjete neper rrugen e ngushte secila pale ka kerkuar ti leshohej rruga. Viktima ka dale nga makina dhe ka dashur te sqaroje drejtuesin e mjetit tjeter I cili kerkonte qe ti hapej rruga duke pretenduar se me tej ishte me gjere.
Ata kane debatu- ar dhe ndersa eshte kthyer per te hipur ne mjet viktima eshte qelluar 5 here me pistolete prapa shpine nga drejtuesi i mjetit tjeter nga distance e afert. Pas kesaj autori eshte larguar me shpejtesi. Ngjarja ka ndodhur ne prani te gruas dy vajzave te tij 19 dhe 9 vjece dhe te djalit te tezes se viktimes.
Qene keta qe i dhane ndihmen e pare duke lajmeruar te afermit dhe jane nisur me shpejtesi drejt spitalit te Shkodres. Sipas personave qe e kane transportuar ne Berdice u ka dale perpara autoambulanca e lajmeruar dhe deri ne ate moment 48-vjecari ka qene gjalle pasi ndersa e hipnin ne autoambulance ka levizur syte.
Por gjate rruges per ne spital ai ka vdekur si pasoje e plageve te marra.
Mesohet se viktima ka qene familjar I rregullt dhe nuk ka pasur asnjehere konflikte. Ai kishte nje jave qe ishte kthyer nga Greqia ku kishte bere pune sezonale dhe banesa e tij ka qene e permbytur me prani uji rreth 50 cm brenda.