Heidi Klum shpëton të birin nga mbytja
Top modelja Heidi Klum ka shpëtuar të birin Henry, 7 vjeç, që rrezikoi të mbytej në plazhet e ishujve Hauai.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Klum për revistën US weekly. Një valë e madhe na goditi dhe si nënë, natyrisht isha e tmerruar për djalin tim dhe këdo tjetër që ishte në ujë, ka thënë Klum duke shtuar se edhe partneri i saj, Martin Kirsten, mori pjesë në shpëtimin e të voglit.