E Diel, 1 Nëntor 2026

Korbat mund t’i dallojnë fytyrat e njerëzve

Korbat kanë një memorie të shkëlqyeshme dhe mund të dallojnë fytyrat miqësore dhe armiqësore të njerëzve si dhe t’i paralajmërojnë korbat tjerë në tufë, mësohet në një studim.

Edhe pse duket e pabesueshme kur thuhet se korbat janë inteligjent si shimpanzetë, studimi i fundit i hulumtuesve amerikanë dëshmon se kjo është e vërtetë, pasi korbi mund të mbajë mend fytyrën e njeriut i cili përpiqet t’i bëjë keq edhe deri në pesë vjet.

Mjeku John Marzluf nga Universiteti i Washingtonit, i cili mori pjesë në këtë studim, deklaroi se korbat vërtetë janë shumë të mençur. “Gjetjet tona dëshmojnë se korbat janë zogj të mençur, dhe sipas zhvillimit kognitiv mund të krahasohen me paraardhësit e njeriut”, tha ai.

Shkencëtarët përdorën maska derisa kapën dhe lëshuan korbat, ndërsa pesë vjet më vonë u dëshmua se korbat njohën maskat, dhe informuan tufën për maskat armiqësore.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›