Mësimbesimi të hyjë në shkollat publike

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka thënë se ka ardhur koha që përfundimisht lënda e mësimbesimit të hyjë në shkollat publike, pasi rinia kosovare ka nevojë për të.
Sipas kreut të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), aplikimi i kësaj lënde do të ndikonte pozitivisht në parandalimin e shumë dukurive negative, por edhe ruajtjen e islamit tradicional shqiptar nga rrymat ekstremiste.
Këto komente kryetari i BIK-ut, i bëri në një konferencë shkencore që i dedikohet kësaj teme, e cila nisi punimet të hënën në Prishtinë.