E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri harron vajzën në restorant

Zyra e kryeministri britanik, David Kameron, konfirmoi të hënën se ai aksidentalisht kishte lënë vajzën 8-vjeçare, Nancyn, në një restorant pasi kishte qenë atje për një drekë familjare.

Kjo ndodhi bëri që në Britani të përhapet një debat lidhur me prindërimin e Kameronit dhe kjo vjen vetëm pak javë pasi qeveria krijoi një program për t’iu dhënë leksione prindërve për mënyrën se si duhet t’i rrisin ato.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur disa muaj më parë…Nancy kishte shkuar në banjë teksa dy prindërit ishin larguar secili në makinën e tij dhe kishin marrë rrugën për në shtëpi.

Kameron po udhëtonte në makinë me truprojat e tij dhe supozonte se vogëlushja ishte me mamanë e saj, Smantën. Ndërsa, Samanta supozonte se ajo ishte me të atin. Me të mbërritur në shtëpi ata kuptuan se kishin harruar fëmijën, i telefonuan restorantit dhe morën vesh se Nancy ishte e sigurt. Më pas, vogëlushja priti aty për rreth 15 minuta derisa arriti i ati dhe e mori./Start/F. P/

                                                                                             2012-06-11 16:46
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›