Hejnkes: Nuk ka festë nëse fitojmë, kemi edhe Kupën
Trajneri i Bajernit të Munihut ka marrë vendim të mos ketë kurrfarë feste në rast triumfi në finalen e Ligës së Kampioneve të Europës. Jup Hejnkes mundohet t'i mbajë lojtarët e tij me "këmbë në tokë" dhe për këtë ka vendosur të mos ketë festime. Ai ka kërkuar që lojtarët të jenë të qetë, sepse ata i pret pas pak ditësh edhe një finale, ajo e Kupës së Gjermanisë kundër Shtutgartit, që do të luhet më 1 qershor. Ai ka pohuar se nuk do të ketë shoqërim me tifozët, as paradë me autobus të hapur apo dalje në ballkonin e sheshit "Marienplatz".