Tiranë, përplasen dy automjete, dy persona të plagosur rëndë
TIRANË - Një aksidenti i rëndë automobilistik ka ndodhur në orët e vona të ditës së premte tek ura e Gjolës, pranë fshatit Budull. Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën duke lënë të plagosur rëndë dy persona.
Makina tip ‘Ford’ me targë AA 043 EX është përplasur me makinën tip ‘Fiat’ me targë AA 701 AR. Dy personat e plagosur u transportuan për në Spitalin Ushtarak, ndërsa për nxjerrjen nga makina të njërit prej tyre u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse pasi kishte ngelë i bllokuar në makinë.
Shkaku i aksidentit është ende i paqartë, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e tij.
(a.k/BalkanWeb)