E Diel, 1 Nëntor 2026

Pronat në Ujë të Ftohtë, rikthehen konfliktet mes pronarëve dhe Gardës

Vlorë- Rikthehen konfliktet mes Gardës së Rëpublikës dhe pronarëve të tokave në zonën e Ujit të Ftohtë të Vlorës. Mëngjesin e sotëm forca të shumta të Gardës kanë rrethuar pronat në afërsi të vilave qeveritare, duke i kërkuar pronarëve të tokës që të ndërprisnin punimet.

Edhe pse gjykata i ka njohur pronësinë e tokës familjeve Memushi dhe Paco, sërish garda ka insistuar që palet duhet të bien në një marrëveshje mes tyre.

Nga ana e tyre pronarët legjitim të tokës kanë lajmëruar policinë e Vlorës pasi ndiheshin të kërcenuar nga veprimet e Gardës. E cila pretendon, se pavarësisht se gjykata ia ka njohur pronësinë familjeve të sipërpermendura, po kryen punime në territorin e saj.

Nga ana tjetër Garda e Republikës nuk ka dhënë asnjë shpjegim për situatën e krijuar. Ndërkohë hetimet vazhdojnë për sqarimin e kësaj ngjarje që për pak nuk solli përplasje mes pronarëve dhe Gardës së Republikës, e cila shoqërohej edhe nga dy furgone të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Orikum, rikthehen protestat për pronat Vlorë- Banorët e Orikumit në Vlorë iu rikthyhen sot protestave...
  2. Alarm tek “Uji i ftohtë”, kompania ndërtuese ndot detin Vlorë- Tuneli tek zona e Ujit të Ftohtë në Vlorë...
  3. Turqi- Rikthehen tërmetet në Van, 7 të vdekur Turqi- Lëkundjet e tërmetit kanë prekur sërish Turqinë si pasojë...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›