Hekurudha me koncesion, kompania çeke shpreh interes
Zamir Ramadani ka deklaruar dje për “standard” se “e ardhmja e Hekurudhës Shqiptare është dhënia e saj me koncesion”. Që nga fillimi i viteve ‘90, asnjë prej qeverive nuk mori përsipër hartimin e strategjive për zhvillimin e këtij sektori të transportit në kushtet e ekonomisë së tregut. Por duket se qeveria e z. Berisha po synon të sjellë progresin në transportin me shina, duke tentuar ta japë me koncesion sektorin më të kërkuar dhe delikat të transportit popullor. Buxheti i vitit 2009 duket se ka parashikuar fonde të veçanta për realizimin e projekteve të mëdha në hekurudhë, e cila do të vazhdojë të mbahet në këmbë me fonde që do të përdoren për të mbuluar pagat e punëtorëve si dhe për të mbajtur në gjendje pune mjetet në inventarin hekurudhor. Por e vetmja perspektivë që po konturohet gjithnjë e më qartë për të ardhmen e rrugëve të hekurta, është dhënia e tyre me koncesion kompanive të huaja me përvojë në këtë sektor. Muajt e fundit kanë qenë çekët ata që kanë treguar interes për hekurudhën tonë dhe sipas burimeve nga HSH-ja, ata paraqiten më seriozët në ofertat e tyre. Por një tjetër kompani e huaj ka nisur të tregojë interes për transportin e hekurt, ku sipas drejtorit Ramadani, është nga Estonia. Madje estonezët kanë hartuar edhe një studim fizibiliteti për hekurudhën tonë, ashtu si edhe çekët dhe kanë kërkuar koncesion për sektorin e transportit të pasagjerëve. Nga ana e saj, Ministria e Transportit ka ngritur një grup pune i cili po merret me studimin e kërkesave që vijnë nga jashtë për të marrë në zotërim hekurudhën shqiptare.
Burime zyrtare nga DPH-ja, deklaruan se “para pak kohësh kompania estoneze Skinest Rail Balcan depozitoi pranë Ministrisë së Transporteve kërkesën sipas të cilës kërkon të marrë me koncesion sektorin e transportit të pasagjerëve me kusht përfitimin e subvencionit shtetëror, ashtu sikurse ngjet me këtë sektor në të gjitha vendet e tjera. Estonezët kanë përjashtuar nga koncesioni infrastrukturën tokësore në të cilën përfshihet gjithçka që ka të bëjë me shinat. Për të treguar seriozitetin e saj, kjo kompani kreu edhe një studim fizibiliteti për Hekurudhën Shqiptare, e cila tashmë ndodhet në duart e specialistëve të këtij sektori, duke u analizuar prej tyre. Skinest Rail Blacan ka shtrirë aktivitetin e saj në Letoni, Lituani, Poloni si dhe në disa vende të tjera. Ajo ka realizuar një xhiro vjetore prej 60 milion eurosh. Në vitin 2007, fitimi i saj vjetor ishte 15 milionë euro. Kompania kryen riparime mjetesh hekurudhore, merret me shitjen e lokomotivave në vendet baltike, ndërton hekurudha, transporton mallra dhe ka në pronësi 700 copë mjete hekurudhore. Përpara estonezëve, ka qenë kompania ceke Suolo Praha ajo që ka kërkuar marrjen me koncesion të të gjithë aktivitetit që përmbledh shërbimi hekurudhor së bashku me të gjithë infrastrukturën përkatëse. Çekët janë në pritje të vendimit të qeverisë shqiptare lidhur me kërkesën e tyre. Ministria e Transporteve, në zbatim të programit të qeverisë për të ardhmen e hekurudhës, ka si pikësynim dhënien e saj me koncesion.
Sipas specialistëve të hekurudhës, rezulton se Ministria e Transporteve ka ngritur një grup pune i cili po merret me studimin e propozimeve si dhe me identifikimet për dhënien me koncesion të “rehabilitimit, modernizimit dhe shfrytëzimit të transportit hekurudhor”. Në bazë të studimit të fizibilitetit të realizuar nga estonezët, brenda një harku kohor të disa muajve, Ministria e Transporteve do të organizojë një konkurs për të përcaktuar kompanitë fituese të koncesionit. Për kontributin e dhënë lidhur me realizimin e studimit të fizibilitetit për hekurudhën tonë, estonezët do të futen në konkurs me një bonus shtesë në raport me kompanitë e tjera, pasi studimi është kryer pa ndonjë kërkesë nga pala shqiptare.
Krijohet rrjeti i vllehve të Shqipërisë
Komuniteti i vllehve (arumunëve) në Shqipëri, tashmë do të organizohet institucionalisht në një njësi të përbashkët organizative, falë themelimit të “Unionit të Vllehve të Shqipërisë” (Unionu Arëmënjilor dit Albani). Dje paradite, në sallën e teatrit të Akademisë së Arteve, u zhvillua konferenca themeluese e “Unionit të Vllehve të Shqipërisë”, i cili miratoi programin e grupit nismëtar për krijimin e këtij unioni. “Krijimi i unionit është një ngjarje e shënuar e komunitetit vlleh të Shqipërisë, i cili do të rigjallërojë veprimtarinë e këtij komuniteti dhe do të zgjerojë mundësinë për afrimin dhe bashkëpunimin e të gjithë vllehve”, - tha Thanas Poçi, kryetar i Këshillit Drejtues të Unionit. Ai tregoi se qëllimi kryesor i “Unionit të Vllehve të Shqipërisë” konsiston në mbrojtjen dhe afrimin e identitetit vlleh në zhvillimin e veprimtarive që do të shërbejnë për të ruajtur dhe zhvilluar gjuhën, traditat dhe kulturën vllehe për të lehtësuar kontaktet njerëzore si dhe lidhjet e gjithanshme midis anëtarëve të komunitetit vlleh, për të mbrojtur interesat dhe promovuar vlerat e tyre shpirtërore. Veprimtaria e “Unionit” do të synojë plotësimin e të drejtave dhe lirive që burojnë nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe e drejta ndërkombëtare e njohur dhe e ratifikuar nga shteti shqiptar.