E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kisha greke kunder leternjoftimeve me numer 666

Nga Express me 18 nentor 2010 ne ora 1610

Kisha Ortodokse Greke KOG kerkoi nga qeveria e atjeshme qe numri 666 i cili ne traditen e krishtere paraqet simbolin e antikrishtit te mos shfaqet ne leternjoftime biometrike greke. Pergjigja e institucioneve greke ishte pozitive.

Kisha ka per detyre qe te ruaj integritetin e religjionit andaj numri 666 nuk duhet qe as ne forme te dukshme e as te padukshme te shfaqet neper leternjoftime148 thuhet ne kumtesen e Sinodit te Shenjte pas takimit te eksperteve kanunor perfaqesuesve juridik specialisteve kompjuterik dhe zyrtareve te shtetit.

Ne kumtese thuhet edhe ajo se anetaret e qeverise greke u pajtuan me verejtjet e perfaqesuesve te kishes duke deklaruar se ato do te merren parasysh.

KOG e cila nuk eshte e ndare nga shteti kundershtoi edhe hyrjen e Greqise ne Zonen Schengen vendosjen e barkodeve ne mallra dhe kontrollin kufitar kompjuterik ku perdoret numri 666.

Ne kohen e qeverise socialiste ne Greqi eshte hequr cekja e perkatesise fetare ne dokumentet personale te cilen gje kisha po ashtu e ka kundershtuar. Asokohe pakicat fetare ne vend si cifutet apo katoliket pohonin se cekja e religjionit ne dokumente personale mund te nxis nje diskriminim me te madh te tyre.

Edhe pse e kritikuar shpesh nga qarqet liberale shkaku i predikimit primitiv dhe besetyte KOG edhe metej i mbetet besnike besimit se numri 666 i cili permendet ne Librin qe sic besohet u shkrua ne shekullin e pare nga apostulli Gjon.

Perndryshe leternjoftimet e reja biometrike greke duhet te shtypen deri ne fillim te vitit 2011.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›