E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia gjermane shton masat e sigurise

Nga Express me 18 nentor 2010 ne ora 1605

Pas paralajmerimeve per nje atentat terrorist te planifikuar te kryhet ne Gjermani ne fund te nentorit ne mbare vendin jane shtuar masat e sigurise.

Policia federale gjermane ka shtuar forcat e saj ne aeroporte dhe stacione trenash. Ne disa vende ne detyre ndodhen edhe nepunes civile te policise. Sipas pikepamjes se shefit te sindikates se policise GdP Konrad Freiberg Gjermania nuk eshte sa duhet e pergatitur per sulme te mundshme.

Per gazeten Hamburger Abendblatt ai tha se Republika Federale ka mbetur disa hapa mbrapa ne kete drejtim. Sipas vleresimeve te sindikates se policise gjermane ekziston rreziku nga mbi 100 islamiste. Ata jane trajnuar neper kampe terroriste te huaja tha kryetari i sindikates se policise gjermane Rainer Wendt.

Ne nderkohe autoritetet e Gjermanise njoftuan se ne Namibi eshte zbuluar nje bombe e dyshuar ne nje valixhe e cila kishte destinacion Gjermanine.
Zyra Federale e Krimit tha se policia e ka konfiskuar valixhen ne te cilen kishte ndezes dhe nje ore ne aeroportin Uindhuk te Namibise perpara se valixhja te ngarkohej ne aeroplanin i cili do te fluturonte per ne Munih.
Policia tash po heton nese mjeti mund te kishte shperthyer.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›