Heldi Kraja, një përmbledhje me këngët më të mira ndër vite
Ai është muzikant, këngëtar e kompozitor. I dhënë pas muzikës rok-alternativ, qysh prej fillimit të viteve ‘90 ai krijon këngë. Disi i tërhequr, Heldi Kraja ka vendosur që të sjellë për publikun një përmbledhje të këngëve të tij më të mira ndër vite. I përkasin një harku kohor prej pak më shumë se 15 vitesh, ku më e reja është kënga "Vetëm det", që në të njëjtën kohë është edhe e preferuara e tij. Një pjesë të mirë e ka nxjerrë prej sirtarit ku i kishte lënë të fshehura për vite me radhë. Këngët janë bërë për t‘u dëgjuar dhe ai dëshiron që dashamirësit e tij ta kenë më të thjeshtë këtë. Albumi, i cili është realizuar prej shtëpisë diskografike "Almax", përmban 16 këngë.
Sapo keni publikuar një album, që në fakt është një përmbledhje e krijimtarisë suaj ndër vite. Më tregoni pak më shumë për të.
Po. Ky album i ri, për të cilin kam bashkëpunuar me shtëpinë diskografike "Almax", është një përmbledhje e krijimtarisë sime. Në këtë album kam zgjedhur të sjell për publikun 16 këngë, më e hershmja prej të cilave i takon viti 1993 dhe më e reja i përket vitit 2009. Kjo është një përzgjedhje për të cilën jam angazhuar vetë, e duke qenë e tillë nuk i kam vendosur një emër albumit.
Ju në fakt keni një kohë relativisht të gjatë që krijoni këngë. Përse nuk keni sjellë më parë një album, qoftë ky një përmbledhje?
Kjo mungesë nuk ka ardhur për faktin se mua më kanë munguar materialet, pra këngët. Por për arsye e angazhime të ndryshme gjithnjë e kam shtyrë në kohë realizimin e një albumi. Megjithatë, këtë mungesë jam munduar ta rregulloj pikërisht me përmbledhjen e këngëve të mia më të mira ndër vite.
Si ndodhi që më në fund vendosët për ta realizuar atë?
Gjatë kësaj periudhe më ka ndodhur shpesh të takoj njerëz dashamirës të mi dhe muzikës sime, të cilët më kanë kërkuar që edhe unë të kisha një album me përmbledhje të këngëve të mia. Ata kërkonin një mundësi për t‘i gjetur pa shumë vështirësi këngët e mia e për këtë arsye i përshpejtova pak hapat dhe e realizova albumin.
A mund të përmendësh disa prej këngëve që janë pjesë e këtij albumi?
Disa prej tyre janë "Shiko tek unë", të cilën e kam kënduar në "Top Fest 1", ku kam marrë çmimin "Best Alternative". Gjithashtu kam zgjedhur këngën me titull "Ndryshoj", të cilën e kam realizuar para pesë vitesh. Ajo është një këngë e transmetuar shumë pak në radio, por kështu janë një pjesë e mirë e tyre, thuajse të panjohura për publikun e pak të transmetuara. Një tjetër këngë është "Të gjitha t‘i harrojmë", një bashkëpunim i para pesë viteve me Mister Elvis. Gjithashtu, pjesë e përzgjedhjes është edhe kënga "Plaku i Vitit të Ri", e vitit 2008, e cila vazhdon të transmetohet në radio apo "Atdheu ynë", e para tre viteve. Më duhet të theksoj se një pjesë e mirë e këngëve janë shumë pak të transmetuara nëpër radio a televizione e për rrjedhojë edhe pak të njohura për publikun. Ndërkaq, pjesë e këtij albumi janë edhe gjashtë këngë të shkëputura nga një album i imi i vitit 1995. Kam preferuar që këto këngë t‘i sjell të papërpunuara, sepse pavarësisht kohës kur janë krijuar ato, janë thuajse të reja për publikun.
Mes 16 këngëve, cila është ajo që ju personalisht e keni më shumë për zemër?
Ndër to, e preferuara ime është kënga e fundit, "Vetëm det", që i përket vitit 2009. Kësaj kënge kam menduar që shumë shpejt t‘i realizoj edhe një videoklip, duke shpresuar që në këtë mënyrë publiku të ketë mundësi ta vlerësojë dhe të njihet më shumë me të. Nuk dua që "Vetëm det" të mbetet në hije si shumë këngë të tjerat të miat, të cilat nuk shoqërohen nga materialet filmike. Megjithatë shpresoj që me këtë disk, deri diku njerëzit, ata që ndjekin muzikën time, të krijojnë një ide për punën time të të gjithë këtyre viteve.
Cilët janë bashkëpunëtorët tuaj gjatë këtyre viteve?
Janë të shumtë personat me të cilët kam bashkëpunuar. I vlerësoj të gjithë. Falënderimi im shkon për instrumentistët, tek ata që kam bashkëpunuar, si basisti Gëzim Osmaj dhe kitaristi Mehmet Gurra. Me këta dy instrumentistë kam bashkëpunuar nga vitet ‘94-‘96, Redi Dashin, me të cilin kam bashkëpunuar në vitin 2002, por edhe për këngën time të fundit "Vetëm det", Bojken Lakon, gjithashtu i cili ka qenë kitarist në shumë këngë të miat, Fabian Asllanin, si dhe Arjan Gjicin, me të cilin kam bashkëpunuar në këngën "Kur jemi bashkë ne të dy", i përpunuar. Joni Kraja, vëllai imi, ka punuar për realizimin e coveri-t të albumit, që vjen nga shtëpia diskografike "Almax", të cilën e falënderoj për bashkëpunimin.
Ndërkaq, ju keni sjellë këngë të cilat i përkasin fillimviteve ‘90 dhe këngë që i përkasin viteve 2000. Rryma, sigurisht që mbetet e njëjta, por a shihni ndryshime në këngët tuaja?
Të jem i sinqertë nuk mendoj se ka ndryshime të mëdha në krijimtarinë time, i vetmi ndryshim i dukshëm është se tani këngët e mia mund të bëhen me më pak vështirësi publike. Megjithatë nuk mund të them edhe që kanë mbetur të njëjtat, sepse me kohën edhe unë jam pjekur, kam më shumë njohuri, të cilat i vë në zbatim në krijimtarinë time, por gjithsesi, ndryshimet nuk mbeten rrënjësore. Ja po sjell një shembull. Këngën "Shiko tek unë" e kam kënduar në vitin 1995 dhe e kam risjellë të përpunuar në 2003-shin, vit kur u bë edhe më shumë e njohur. Kënga është e njëjta, me ndryshime shumë të vogla, vetëm se kur e kam kënduar për herë të parë nuk ekzistonin mundësitë e sotme për ta promovuar. Ajo është e njëjta këngë, pavarësisht se unë pata mundësinë ta bëja më të njohur për publikun vite më pas.
Heldi, ju përveçse kompozoni këngë të cilat i këndoni vetë, angazhoheni edhe për këngëtarë të tjerë. Si ndiheni në këto dy pozicione?
Pas viteve 2000 kam nisur të krijoj edhe për këngëtarë të tjerë, por pa lënë pas edhe veten time. Kur kompozoj për të tjerët ndodh që më duhet të përshtatem disi edhe me shijet e tyre, që sigurisht unë arrij t‘i ndjek maksimumi deri në rrymën pop-rok. Por të jem i sinqertë është krejtësisht ndryshe kur krijon për veten. Atmosfera është tjetër dhe ndihesh më rehat, pikërisht sepse është mes vetes.
Rok-alternativë, rryma muzikore në të cilën ju interpretoni ka dashamirësit e saj sigurisht, por a janë të shumtë ata?
Mendoj se rryma në të cilën interpretoj, rok-alternativ pra, nuk është një muzikë për masën, pra një muzikë e cila preferohet gjerësisht siç mund të ndodhë me ndonjë tjetër, e ndoshta për këtë arsye ka ardhur edhe "neglizhenca" ime në realizimin e një albumi. Tekstet e këngëve të mia janë realiste, por gjithsesi pesimiste, sepse të tilla ndjesi përçon edhe realiteti i sotëm dhe kam përshtypjen se njerëzve nuk u pëlqen shumë e tashmja, ata duken më të përkushtuar nga drejt fasadave, anës sipërfaqësore. Jam i ndërgjegjshëm që muzika që bëj unë nuk është për masën. Por falënderoj të gjithë ata që më kanë dhënë kurajë gjatë gjithë kohës që kam krijuar, sepse pikërisht falë tyre vazhdoj të krijoj këngë dhe të realizoj madje edhe këtë CD. Edhe në cover nuk mungon dedikimi: "Diskun ia kushtoj familjes dhe miqve". Personalisht e kam preferuar gjithë këtë rrymë muzikore dhe nuk jam tërhequr asnjëherë prej saj. Asnjë çast nuk i jam kushtuar ndonjë rryme tjetër, edhe pse mund të jenë më të ndjekura prej publikut.
Si ka lindur lidhja juaj me muzikën?
Kam vite të tëra që merrem me muzikë, që fëmijë, e më pas jam diplomuar për klarinetë në Akademinë e Arteve në Tiranë. Gjatë kohës së shkollës kam nisur të eksploroj edhe në instrumente të tjera si bateria, pianoja apo kitara. Ndërsa e kënduara ishte një "guxim" nga ana ime. Provova dhe tani vazhdoj. Fakti që jam marrë me muzikë ka qenë edhe një ndihmë për mua. Në fillim të viteve ‘90 kam qenë pjesë e grupit "The Fish", me të cilin në vitin 1993 kemi realizuar edhe një album. Ky ishte një grup roku që për mua ishte shumë i vlefshëm, pasi kështu nisën edhe eksplorimet e mia të para në këtë rrymë muzikore. Unë isha bateristi i grupit, shkrues tekstesh e autor këngësh. Më vonë nga vitet ‘94 - ‘95 realizova edhe një album solo. Sot ka ndryshim të madh nga vitet e fillimit. Mundësitë janë të shumta në realizimin dhe njohjen e këngëve. Tani një krijues është shumë herë më i lirë dhe mentaliteti i vetë publikut ka ndryshuar mjaft. Shpresoj të ndryshojë edhe më shumë akoma, sepse kështu do të zgjerohet më tej hapësira për muzikën që bëj unë.
Heldi, pas këtij albumi me përmbledhje të këngëve të tua ndër vite, me çfarë do të merresh?
Kam vendosur të jem disi më aktiv, të mos i lë më këngët e mia në sirtar. Dua të realizoj një tjetër album, që kësaj here do të jetë me këngë të reja, të cilat mendoj t‘i shoqëroj edhe me videoklipet përkatëse, sepse shikoj që është e domosdoshme kjo mënyrë për të komunikuar më mirë me njerëzit.