E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konferencë për ndryshimet klimatike, i paraprin konferencës së Kopenhagenit

Përfaqësues të 190 vendeve
të ndryshme të botës po
takohen në qytetin gjerman të
Bonit, në një tentativë për të
negociuar një marrëveshje të
re për ndryshimet klimatike.
Ekziston frika se bisedimet
mund të mbesin të pashtjelluara
kryesisht mes vendeve të
zhvilluara dhe vendeve në zhvillim
në lidhje me reduktimin e
emetimit të gazeve të dëmshme
dhe kryesisht në lidhje me sasinë
e këtyre reduktimeve. Marrëveshja
nuk do të përfundojë
deri në konferencën e madhe në
Danimarkë që do të zhvillohet
këtë dhjetor. Me afrimin e kohës
së konferencës, takimi i Bonit
është shumë i rëndësishëm dhe
kyç, duke qenë se në të do të
shihen se cilat vende janë pro
dhe cilat mund të jenë kundër
arritjes së një marrëveshjeje në
Kopenhagen. Bëhet fjalë për një
takim 5-ditor që konsiderohet
si informal me shpresën që ai
do të inkurajojë një ndryshim
të situatës në dasitë shpesh të
thella mes vendeve të ndryshme
për çështjet kryesore e
parimore. Vendet e zhvilluara
po premtojnë shkurtime të
emetimit të gazeve të dëmshme,
të cilat sipas vendeve të
varfra nuk janë mjaftueshëm
për të sjellë një ndryshim të
madh. Ka kërkesa që Kina dhe
India të reduktojnë më shumë
emetimin e gazeve të dëmshme.
Ndërkohë, të dy vendet e refuzojnë
një gjë të tillë duke bërë
të ditur se ato janë vende ende
në zhvillim dhe se nuk mund
të krahasohen me objektivat e
vendeve të zhvilluara. Një ndër
aspektet më të diskutueshme
është edhe ndihma financiare
që pretendojnë vendet
më problematike në këmbim
të reduktimit të dioksidit të
karbonit. Bëhet fjalë gjithsesi
për shuma të mëdha parash,
por ende nuk ka një konsensus
mbi mënyrën se si do të sigurohen
e shpërndahen këto para.
Projekt-marrëveshja është një
dokument prej 200 faqesh dhe
në çdo raund bisedimesh ato
shtohen me materiale të tjera.
Disa shkencëtarë bëjnë thirrje
për një reduktim prej 25-40%
deri në vitin 2020.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›