Dita Ndërkombëtare e Rinisë, MTKRS organizon takime kulturore
Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, nën organizimin e Drejtorisë së Politikave Rinore, dhe bashkëpunimin e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsi dhe Zhvillim (UNFPA) me rastin e 12 gushtit, Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, ka organizuar një seri aktivitetesh kulturore dhe sportive, me qëllim forcimin e rolit të të rinjve në jetën publike. Një koncert festiv në Durrës do të mbyllë siparin e aktiviteteve rinore. Këtë vit, festimet bëhen nën moton "Qëndrueshmëria: Sfida Jonë, e Ardhmja Jonë", për pjesëmarrje aktive të të rinjve në një shoqëri të qëndrueshme dhe zhvillimin ekonomik në sfidat e globalizimit.