E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ilir Meta pershendet Kosovaretne 4 vjetorin e pavaresise

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim LSI z. Ilir Meta ka pershendetur sot te gjithe qytetaret e Kosoves me rastin e 4 vjetorit te shpalljes se pavaresise.
Z. Meta shprehu vleresimin e tij per arritjet e deritanishme te Republikes se Kosoves duke theksuar punen e bere nga qeveria e Kosoves si dhe nga institucionet nderkombetare per konsolidimin e institucioneve demokratike dhe forcimin e shtetit ligjor.

Zoti Meta gjithashtu theksoi se Kosova eshte nje shtet me nje kushtetute moderne e cila garanton te drejtat e te gjithe qytetareve te saj dhe vecanerisht te pakicave etnike ne vend. Me kete rast ai shprehu rendesine e integrimit te te gjitha pakicave etnike ne jeten institucionale si e vetmja rruge perpara ne integrimin e metejshem te Kosoves dhe ne garantimin e nje shoqerie moderne multi-etnike te hapur dhe evropiane.

Z. Meta ne emer te LSI tha se sot eshte nje dite feste per te gjithe shqiptaret kudo qe jane dhe se Shqiperia do te jete gjithnje ne krah te Kosoves duke ndihmuar ne forcimin institucional te saj ne bashkepunimin rajonal dhe per te siguruar integrimin e plote te shtetit te ri ne Bashkimin Evropian dhe ne te gjitha strukturat nderkombetare. ah/shqiptarja.com/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›