E Shtunë, 31 Tetor 2026

Majat e Sharrit nje bote joshese ne te kater stinet

Malet e Sharrit njihen per bukurite mahnitese per majat e thepisura liqejte perrallore lumenjte bucites dhe Qenin e Sharrit te njohur ne histori si Qeni Ilir qe per nga bukuria fizike forca trimeria dhe besnikeria eshte i pakrahasueshem me qente e racave te tjera. Ne lashtesi Sharri njihej me emrin Mont Skardus. Majave te tij pushtuesit u vune emra te ndryshem po popullata autoktone i ruajti emrat origjinale te tyre. Herodoti ato i shihte si kufij natyrore mes fisesh ilire te cilet per shkak te reliefit te thyer piramidal i krahasonin me dhembet e sharres. Banoret sharrjane te Maqedonise e te Kosoves jane te lidhur shpirterisht me keto bjeshke. Ata e adhurojne Sharrin si nje shenjt te urte po njekohesisht dhe u druhen tekeve te befta te tij sepse di te behet dhe i papermbajtshem. Ketu mund te perjetohen kater stinet e vitit ne nje ore te vetme te dites...

Kodra e Diellit joshese per sportet dimerore
Pjese e Sharrit eshte edhe Kodra e Diellit vendpushimi me i preferuar ne Maqedoni nga adhuruesit e sporteve dimerore. Kjo qender e njohur rekreative gjendet ne lartesi mbidetare 1780 metra dhe rreth 18 kilometra larg Tetoves. Per tu ngjitur deri ne Koder te Diellit ka dy menyra me makine ose me teleferikun e gjate rreth 7 kilometer. Udhetimi 40 minutesh me teleferik eshte mahnites sepse sheh pjese te bukura te Sharrit por ne kete sezon ai mbetet i paperdorshem. Rruga Tetove ndash Koder e Diellit mirembahet rregullisht por mbetet tejet e frekuentuar gjate stines se dimrit. Ne Koder te Diellit ka disa hotele luksoze dhe shtepiza wikendi qe jane strehe pushimi per vizitore nga vende te ndryshme kryesisht Shqiperia dhe Kosova. Pamjet e bukura dhe shtigjet e skijimit e bejne vend shume joshes dhe relaksi per vizitore shqiptare dhe te huaj.

Ne Koder te Diellit ka bore 135 dite por ka vende ku bora nuk shkrin pergjate gjithe vitit. Gjatesia e shtigjeve te skijimit eshte mbi 10 km kurse 3 shtigje i plotesojne kriteret e Federates Nderkombetare te Skijimit FIS. Nga viti 1947 organizohet edhe gara nderkombetare skijimi. Gara nderkombetare Kupa e Sharrit mbahet cdo vit me 15 dhe 16 shkurt.

Bjeshkataria si perjetim i natyres se virgjer
Sharri eshte i pasur me ujera dhe burime te pastra. Ai ka shume liqej mahnites si Liqeni i Novo Selles/Bogovines Liqeni i Bardhe Liqeni i Zi Liqeni i Livadhise Xholi etj kurse ne thellesi dhe ne rreze te tij nga ana e Maqedonise burojne Bistra Shkumbini Lumi i Bogovines Lumi i Negotines Vardari... dhe lumenj te tjere me te vegjel ujekulluar.

Malet e Sharrit jane akoma te papara e te pashkelura nga syri dhe kemba e turisteve te botes. Po koha punon per te sepse ofron mundesi te shumta per te gjithe adhuruesit e sporteve malore dhe dashamiresit e natyres se virgjer e te paprekur nga dora e njeriut.

Miftar Mehmeti piktor i njohur nga Tetova eshte nje adhurues i natyres dhe bukurive te paperseritshme te Maleve te Sharrit. Me disa intelektuale e artiste te njohur shqiptare e themeluan shoqaten e maloreve Syte e Sharrit. Kjo shoqate organizon marshe dhe aktivitete me rastin e festave kombetare e shteterore me qellim te popullarizimit te bjeshketarise. Ai thote se qellimi i shoqates qe ka bashkepunim te ngushte me federatat e bjeshkatareve nga Shqiperia dhe Kosova eshte propagandimi i bukurive te shpatijeve te Sharrit por edhe te zgjoje interesimin e te rinjve dashamireve te sportit rekreacionit dhe turisteve te vendit dhe te huaj. Sharri njihet edhe per boten e pasur dhe unikate bimore e shtazore. Gjate stines se veres ka qindra lloje lulesh qe krijojne kolorit te jashtezakonshem dhe te papershkruar me fjale. Shume adhurues te natyres me qellim qe te shijohen dhe afirmohen bukurite natyrore te Sharrit nisen ne marshe bjeshkataresh. Tashme jane bere tradicionale marshet per Diten e Flamurit Diten e shpalljes se Pavaresise se Kosoves Diten e Arsimit Shqip por edhe marshi Syte e Sharrit dhe ai maratonik. Marsheve u shtohen gjithnje e me shume shijues te asaj bukurie qe Hyu e derdhi anekend Sharrit. ah/shqiptarja.com/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›