E Shtunë, 31 Tetor 2026

Helikopteri VIP Imami con ne Kuvend kontrate te skaduar

Blerja Shteti shqiptar shpenzon 84 milione euro per 6 mjete fluturuese

Qeveria do te shpenzoje mbi 5 milione euro per blerjen e nje helikopteri VIP ne nje kohe qe vendi po perballet ne veshtiresi financiare. Gjithsej shteti shqiptar do te bleje gjashte helikoptere pese ushtarake dhe nje per personat VIP EC Vip 145 ne nje kosto totale qe shkon ne afro 84 milione euro. Ne Komisionin parlamentar te Sigurise eshte depozituar projektligji Per miratimin e kontrates se lidhur ndermjet Ministrise se Mbrojtjes te Republikes se Shqiperise dhe shoqerise Eurocopter per furnizimin e nje helikopteri EC 145 VIP. Ministri i Mbrojtjes Arben Imami i cili do te realizoje blerjen e ketij helikopteri ne relacionin shpjegues ben te ditur se vlera e tij eshte me e vogel ne krahasim me opsionet e tjera. Perzgjedhja e kontrates Eurocopter u be dhe per arsye te unifikimit dhe te tipizimit te ketyre mjeteve dhe nga fakti qe Ministria e Mbrojtjes ka ne zbatim nje kontrate me kete shoqeri. Ne kete menyre kjo kontrate eshte konsideruar vijim i kontrates se meparshme shkruan Imami ne relacionin e draftit. Sipas tij projekti i blerjes se EC 145 VIP eshte i rendesishem per shkak te operacionalitetit te ri qe krijon ne kryerjen e transportit te personaliteteve te larta shteterore. Ky projekt konsiderohet pjese e krijimit te nje aseti te rendesishem te flotes se helikoptereve per Forcen Ajrore e cila kryen dhe transportin ajror te personaliteteve te larta shteterore. Helikopteri VIP do te kushtoje gjithsej 5.350.000 milione euro dhe duhet te dorezohet brenda dy viteve i paketuar ne Farke. Nderkohe qe kontrata e sjelle nga ministri Imami kerkon qe ajo te hyje ne fuqi me 30 prill 2011. Kjo nisme i bie qe eshte e pavlefshme pasi asaj i ka kaluar afati dhe se Kuvendi nuk mund ta miratoje ate. Ne rast se me 30 prill kontrata nuk ka hyre ende ne fuqi Eurocopter do te kete drejte sipas saj ta konsideroje ose te vlefshme ligjerisht ose te hyje ne bisedime per te caktuar afate te reja dhe afate per kushtet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›