E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet projektligji për ndërtimin e Parlamentit të ri

Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot me votat e maxhorancës projektligjin për ndërtimin e kompleksit parlamentar të Kuvendit të Shqipërisë, propozuar nga 38 deputetet të Partisë Demokratike

Miratimi I projektligjit i hap rrugën kështu procedurave të mëtejshme për kompleksin e ri parlamentar.
Në nismën me pak nene përcaktohet se Kuvendi i Shqipërisë do të jetë enti prokurues i firmës fituese të punimeve në vendin ku ndodhet sot piramida, ndërsa Këshilli i Ministrave do të merret me hapat e tjerë në mënyrë që ky projekt të përfundojë për 100-vjetorin e pavarësisë.

Projektligji përcakton se leja e ndërtimit nuk do të jepet nga KRRT-ja e bashkisë së Tiranës, por nga KRRTRSH-ja.


Në projekt nuk është përcaktuar asnjë afat për nisjen e punimeve dhe nuk ka të dhëna për koston e ndërtimit.

Ndërkohë projekti vjenez është shpallur fitues i konkursit kombëtar për ndërtimin e Parlamentit të ri të Shqipërisë.
Juria që e dha këtë vendim kryesohej nga Johannes Ibelings dhe kishte si anëtarë të saj Imad Hassan, Mario Struzzi, Agron Lufin dhe Florian Nepravishtën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›