Helikopteri i FA në mbështetje të operacionit për shuarjen e zjarrit në Vajkal

TIRANË, 27 gusht/ATSH/ Operacioni për shuarjen e zjarrit në Vajkal të Bulqizës, vijon teksa në terren janë angazhuar 30 forca operacionale bashkiake.
Në mbështetje të forcave në terren është angazhuar edhe një helikopter i Forcës Ajrore (FA), i cili po ndërhyn nga ajri për shuarjen e vatrës së zjarrit.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, aktualisht nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara.
Operacioni vijon në terren, ndërsa strukturat e emergjencave civile dhe forcat operacionale mbeten në gatishmëri për menaxhimin e situatës.
/gj.m/r.e/