Helikopteri sirian sulmon me raketa Libanin
LIBAN - Zyrtarët shtetëror të Libanit thonë se një helikopter të ushtrisë Siriane ka lëshuar tri raketa mbi qytetin kufitar Arsal në Liban.
Momentalisht nuk raportohet ndonjë i lënduar nga ky sulm, por ky rast paraqet sulmin e parë nga Siria në një mjedis urban në brendësi të territorit të Libanit, prej fillimit të luftës në Siri në vitin 2011.
Aktivistë të opozitës siriane thanë të mërkurën se kryengritësit kanë vrarë dhjetëra Shiitë në fshatin Hatla, që gjendet në krahinën Deir el-Zur.
Një organizatë britanike, që mbikëqyr të drejtat e njeriut njoftoi se viktimat e sulmit të së martës ishin militant pro-qeveritar. Sipas qeverisë siriane, në mesin e viktimave kishte fëmijë dhe gra.
Shumica e kryengritësve në Siri janë Sunitë. Presidenti Bashar al-Assad i takon një sektin minoritar Alavitë, të Shiitëve.
(er.nu/rel/BalkanWeb)