Korçë, të rinjtë protestë tek ‘Shtëpia e Flamurit’: Po shkatërrohen vlerat kulturore
KORCË- Një grup të rinjsh në qytetin e Korçës kanë protestuar sot para “Shtëpisë së Flamurit”, e cila pas një dëmtimi mësohet se do i nënshtrohet rindërtimit.
Por sipas pretendimit të këtyre të rinjve, nuk dihet se në çfarë do kthehet kjo godinë që mbart vlera kulturore. “Shtëpia e Flamurit po kthehet në një grope. Nuk dihet se në çfarë do të kthehet, në kazino apo objekt tjetër”, thonë të rinjtë.
Duke shprehur indinjatën për shkatërrimin e vlerave kulturore, këta të rinj protestuan ndaj qeverisë dhe Ministrisë së Kulturës, që sipas tyre duhet të veprojë në këtë rast.
“Protestojmë për idiferencën e qeverisë dhe Ministrisë së Kulturës që po lënë të shkatërrohet ky monument culture”, shprehen ata.
Gjatë protestës, mësohet se pronari i shtëpisë ka goditur njërin prej të rinjve.
Shtëpia e Flamurit u dëmtua në korrik të vitit të shkuar nga persona të paidentifikuar,ku pas një denoncimit në prokurori nga ana e bashkisë nisën edhe hetimet,por pavarësisht kësaj akuza ende nuk ka dalë në një konkluzion përfundimtar .Ndërkaq bashkia ka miratuar një fond prej 90 mln lekësh për rindërtimin e saj.
(m.a/BalkanWeb)