E Diel, 1 Nëntor 2026

Protesta tek Shtëpia e Flamurit në Korçë: Po dëmtohen vlerat kulturore

shtepiae-flamuritKorçë- Me dhjetra të rinj në qytetin e Korçës kanë protestuar sot para Shtëpisë së Flamurit, pasi sipas tyre janë duke u shkatërruar të gjitha vlerat kulturore në vend.

Pas dëmtimit të pësuar kjo godinë po i nënshtrohet një restaurimi, por të rinjtë protestues shprehen se ende nuk ka asnjë informacion se në çfarë do të kthehet ajo më pas. Ata i kanë bërë thirrje Ministrisë së Kulturës të ndërhyjë, duke shtuar se Shtëpia e Flamurit po kthehet në një gropë.

Të rinjtë kanë shprehur indinjatën e tyre ndaj mosangazhimit të autoriteteve dhe qeverisë për mborojtjen e monumenteve, ndërsa gjatë protestës nuk kanë munguar edhe incidentet. Pronari i shtëpisë ka dhunuar fizikisht njërin prej protestuesve.

Një vit më parë Shtëpia e Flamurit u shkatërrua tërësisht dhe deri më sot asnjë person nuk ka dalë para drejtësisë si përgjegjës i saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›