E Diel, 1 Nëntor 2026

Konflikti për kullotat, banorët e fshatit Kamenicë në protestë

KORCE - Konflikti për kullotat ka çuar në protesta banorët e fshatit Kamenicë në Korçë. Rreth 200 banorë të këtij fshati kanë protestuar sot për pronësinë e tokave të cilat ndodhen në kufirin ndarës me fshatin Boboshticë.

Banorët thonë se aktualisht toka u është marrë me dokumente të falsifikuara dhe po shfrytëzohet padrejtësisht nga një banor i fshatit Boboshticë, ndonëse kufiri mes dy fshatrave është i dukshëm. Ata u ulën këmbëkryq në tokat për të cilat pretendojnë pronësinë që sipas tyre i kanë përfituar nga ligji 7501, ndërsa kërkojnë zgjidhjen e situatës nga instancat përkatëse.

Protesta është mbikëqyrur edhe nga forcat e policisë të cilat kanë mbajtur nën kontroll situatën,ndërsa mësohet se banorët e fshatit i janë drejtuar edhe gjykatës për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

(er.nu/e.skenderasi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›