Helmimi i fëmijëve në Pogradec, prindërit fajësojnë autoritetet
POGRADEC - Prindërit e fëmijëve të helmuar një ditë më parë në Pogradec, në ambientet e brendshme të kopështit, fajësuan shtetin për amortizimin e godinës.
Sipas prindërve, përgjegjësia për ngjarjen e rëndë të një dite më parë bie mbi autoritetet qëndrore, të cilat lejojnë zhvillimin e mësimit në kushte aspak normale.
“Fëmijët na treguan se e kishin konsumuar helmin duke kujtuar se ishin karamele, për shkak së kokrrat ishin me ngjyrë rozë. Shteti nuk duhet të merret farë me mësuesen, pasi nuk është faji i saj.” shprehen prindërit.
Ndërkaq policia e Pogradecit, nëpërmjet një komunikate zyrtare bëri të ditur se tashmë ka nisur ndjekja penale për edukatoren e kopështit në fshatin Leshnicë të Pogradecit.
36-vjeçarja Edlira Kapo akuzohet për shkeljen e rregullave dhe mbajtjen e lëndëve helmuese në kopësht.
(er.nu/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera Pogradec, ndjekje penale edukatores