Jeta e Amy Winehouse, së shpejti në një film
LONDER - Jeta e këngëtares së ndjerë Amy Winehouse pritet të tregohet së shpejti në një film, i cili do të bazohet në librin e gazetarit Daphne Barak, “Saving Amy”.
Mësohet se disa producentë të Hollywood-it po përpiqen të zotërojnë të drejtat e librit “Saving Amy”, që flet për jetën e yllit britanik, e cila humbi jëtën tragjikisht më 27 korrik të këtij viti.
Sipas mediave britanike, Winehouse nuk është artistja e vetme për të cilën po mendohet realizimi i një filmi. Producentët flasin edhe për një film mbi jetën e mbretit të muzikës pop, Michael Jackson.
(er.nu/BalkanWeb)