Kancelarja Merkel shkëlqen gjatë pushimeve të saj!
GJERMANI- Kancelarja gjermane, Angela Merkel duket se ka marrë pushime verore edhe nga xhaketat e saj të panumërta në takimet për zgjidhjen e krizës së euros.
Gjatë hapjes së Festivalit, Bayreuther Festspilen, Angela Merkel u shfaq në tapetin e kuq e veshur me një fustan mjaft të bukur dhe me shpatulla disi të zbuluara, e qeshur dhe sipas mediave gjermane, ajo dukej sikur ishte bërë gati për të kënduar një Arie.
Merkel ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Joachim Sauer. Sipas mediave gjermane, të dy janë fansa të çmendur të Vagnerit.
Paraqitja e tyre në këtë festival të përvitshëm është një traditë tashme për çiftin. Festivali pret si çdo vit njerëz të famshëm nga politika, biznesi dhe fusha të tjera.
