Helmohen ne nje feste mjeke e infermiere te Spitalit Psikiatrik ne Elbasan
Disa mjekë dhe infermierë të spitalit psikiatrik në Elbasan janë helmuar. Ata kanë qenë duke festuar në një nga lokalet e qytetit daljen në pension të një koleges së tyre. Por pas festës kanë manifestuar çrregullime serioze si dhimbje koke, të vjella, heqje barku e temperaturë të lartë.
Gjashtë nga 35 pjestarët e kolektivit janë paraqitur në urgjencën e qendrës spitalore ku i janë nënshtruar ndihmës mjekësore.
Burime spitalore bënë të ditur se nuk përjashtohet mundësia e intoksikacionit alimentar shkaktuar nga klostridet, të cilat gjenden rëndom në periudhë vere në vezë e mish të prishur.