Ndërprerja e ujit në malin e Robit, Avokati i Popullit: Ndjekje penale Ujësjellësit Kavajë
TIRANË- Pas lajmit të publikuar në "News 24", ku banorë të zonës së Malit të Robit denoncuan ndërprerjen e furnizimit me ujë të pijshëm nga punonjës të Ujësjellësit të Kavajës, Avokati i Popullit rekomandon ndjekje penale ndaj këtyre punonjësve.
Në një shkresë zyrtare drejtuar Prokurorisë së rrethit Kavajë, Avokati i Popullit bën të ditur se pas denoncimit të banorëve në "News 24" ky institucion ka hetuar rastin në terren, ku ka arritur në konkluzionin se është kryer shkelje ligjore dhe shpërdorimin detyre nga personat që u paraqitën si punonjës të ujësjellësit.
Këta të fundit pretenduan se banorët duhet të bëjnë lidhjet e kontratave të reja me vlerë 14 mijë lekë dhe hoqën matësat e linjës së ujësjellësit.
Sipas avokatit të popullit është e paligjshme ndërprerja e ujit të pijshëm të abonentëve, të cilët rezultojnë të rregullt në pagesën e faturave. Tashmë priten veprimet e prokurorisë së Kavajës lidhur me këtë çështje.
(e.m/News24/BalkanWeb)
Lidhje te tjera FOTO: Avokati i Popullit rekomandon ndjekje penale për Ujësjellësin në Kavajë Ndërpritet uji në mes të sezonit turistik në Golem, banorët: Kërkohet lidhja e kontratave të reja “Skandali”, ndërpritet uji në mes të sezonit turistik në Golem