E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr ne tregun prane spitalit numer 5 ne Tirane

Përfshihet nga flakët tregu pranë Spitalit Numër 5 në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, kur në disa mbeturina pranë tregut, janë shfaqur flakët e para. Materialet e vjetra dhe lehytësisht të djegshme të tregut kanë bërë që flakët të përhapeshin shpejt dhe të përfshinin edhe rrobat dhe sendet e tjera që tregtohen në tezgat e që njohen si tregu i Gabit. Dy automjete zjarrëfikëse shkuan në vendngjarje duke lokalizuar dhe shuar flakët. Thuajse në të njëjtën kohë, në Kamëz, flakët përfshinë edhe vendgrumbullimin e plehrave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›