Krimi brenda familjes rritja e denimit e pamjaftueshme
Ashpërsimi i masës së dënimit për krimet brenda familjes, siç duket nuk ka dhënë efektin e duhur brenda pak ditëve janë kryer pesë vrasje, dikush ka vrarë kushëririn, njëri vjehrrin dhe të tjerët gruan ose ish-bashkëshorten për të luftuar fenomenin shqetësuese të krimit brenda familjes, për avokatin Vladimir Meçe nuk vlen rritja e masave të dënimit.
Sipas avokatit, duhet të angazhohen të gjitha institucionet shtetrore dhe organizmat e tjerë civile, që të krijojn mekanizma të posaçme për të parandaluar këtë fenomen shqetësues në ShqipëriNë këtë pikë është dakord edhe prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme Altin Binaj. Sipas tij, pavarësisht ndryshimeve legjislacioni për dhunën në familje ka nevojë për ndryshime.
Pavarësisht rritjes së këtij fenomeni, asnjë institucion, qoftë shtetëror apo organizata për mbrojtjen e drejtave të njeriut dhe grave, nuk ka krijuar një institute të kriminalogjisë për të studiuar shkaqet që personat arrijnë në kryerjen e një vepre të tille penale. Ndërkohë në prokurorinë e Tiranës, vetëm 6 mujorin e parë të këtij viti janë denoncuar 90 raste të dhunës në familje.