E Shtunë, 31 Tetor 2026

Helmohen punetoret e rruges Durres-Kukes

MIRDITE. Mbi 50 punetore shqiptare dhe turq, qe punojne ne ndertimin e autostrades se re ne segmentin Rreshen-Kalimash, jane helmuar dje ndersa konsumonin ushqimin e drekes se sherbyer ne mjediset e brendshme te kampingut te Repsit. Simptomat e helmimit te rende jane verejtur pasi punonjesit kane shkuar ne pune pak minuta pas drekes se ngrene ne kamping pasi masivisht ata kane pasur diarre, te vjella dhe humbje te plote te imunitetit fizik te tyre. Kjo epidemi helmimi masive e punonjesve te kompanise Bechtel-Enka, ne mes tyre shqiptare dhe turq kryesisht, ka bere qe te alarmohen drejtuesit e kompanise duke i marre ne pjesen e dyte te orarit te punes gjithe punonjesit e helmuar per ne mjediset e sherbimit spitalor ne kamp. Por numri i madh i tyre e ka bere te pamundur rehabilitimin ne keto mjedise sanitare ne kamp dhe jane perdorur dhe mjedise te tjera, duke e kthyer kampin gati ne nje spital te madh. Nderkaq qe nuk eshte bere ansje njoftim per spitalin e Rreshenit. Ilacet jane marre ne Tirane per te bere trajtimin e te helmuarve pergjate nates. Vetem te nesermen nje numer i madh te punetoresh jane nisur per ne shtepite e tyre. Lajmi eshte bere i ditur nga nje prej punetoreve te semure dhe deri me tani nuk eshte bere asnje kontrollor i produkteve ushqimore per te zbardhur te verteten e ketij helmimi, i mbajtur i fshehte. Drejtuesit e firmes nuk jane prononcuar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›