I conte te burrat, taksisti bie ne kurth
Fier - Nje taksist 49-vjecar eshte arrestuar nga policia e Fierit, per akuzen e trafikut te klandestineve kundrejt perfitimit 600 euro per person. Vasil Simaku, banues ne kete qytet, u kap dje nga agjentet e zyres antitrafik, pasi ne veturen e tij u gjeten tre gra qe e kishin paguar per t'i cuar te burrat e tyre ne Greqi. Nje ndermjetes nga fshati Zhupan ka gjetur grate qe i ka prezantuar me taksistin dhe me pas ka informuar njekohesisht policine. Burime zyrtare thane se i dyshuari pergatiste dokumentet dhe nxirrte "vizat". Diten e djeshme, ai ka pritur ne qender te qytetit tre grate, qe do t'i transportonte me makinen e tij, me targa FR 8599 C. Pasi jane nisur, taksisti me tre femrat eshte ndaluar rreth ores 15:00, ne vendin e quajtur "Qafa e Lalarit". Nga kontrolli i ushtruar jane gjetur pasaportat, te cilat kishin pullen e ambasades greke.
Xh.B
Xh.B