Vidhte solarin gjate sherbimit, arrestohet polici
Detyra si polic i ruajtjes se Kombinatit te Perpunimit te Thelle te Naftes ne Ballsh i ka dhene edhe "shansin" per te perfituar, duke tentuar vjedhjen e solarit, naftes se paperpunuar. Policia vendore arrestoi mengjesin e djeshem Vilson Priftin, 42 vjec, polic objektesh, nen akuzen e vjedhjes e shperdorimit te detyres, me 450 litra nafte ne vleren e 9 mije lekeve te reja. Informacioni se efektivi me bidone merrte nafte bruto ne piken ku sherbente ka shtuar dyshimet te koleget e tij qe i vune prangat menjehere. Burime zyrtare thane se ndalimi eshte bere ne kushtet e flagrances, rreth ores 01:00 pas mesnate. Kontrolli ka qene i befasishem, duke futur ne kurth 42-vjecarin banues ne fshatin Frasher, te komunes Zharrez. Mesohet se gjate momentit te aksionit jane bllokuar prane pikes se furnizimit ne KPTHN-ne Ballsh, 33 bidone plastik te mases 30 litra, ku 14 prej tyre kane qene te mbushur me lende djegese te llojit solar. Menjehere ai eshte zevendesuar nga nje tjeter uniforme blu dhe eshte derguar ne Drejtorine e Policise Fierit, ku dhe eshte marre ne pyetje. Veprimin e vjedhjes Prifti dyshohet se e kishte kryer ne oren 20:30 te mbremjes se enjte. Mesohet se efektivi sherbente prej 17 vjetesh ne radhet e policise, kryesisht ne grupet e gatshme te Komisariatit te Fierit. Ne vitin 2005, ai eshte transferuar si polic objektesh ne komisariatin e Mallakastres.
Xh.Beharaj
Xh.Beharaj