Denoncohet per prostitucion, pranga 42-vjecarit
Lushnje - Nje i kerkuar per trafik te femrave me qellim prostitucionin eshte ndaluar nga policia e Lushnjes, dje. Agjentet e zyres antitrafik prangosen Vangjel Ferracaku, 42 vjec, pasi ndaj tij prokuroria kishte nxjerre nje urdher-ndalimi me 13 dhjetor 2007. Burimet zyrtare thane se i dyshuari Ferracaku eshte banor i qytetit te Lushnjes. Urdher-ndalimi ndaj tij ka dale pasi ka pasur nje denoncim nga nje vajze, qe ka deshmuar se eshte shfrytezuar si prostitute ne rrethana renduese brenda dhe jashte vendit. Policia nuk jep sqarime te metejshme, pasi ceshtja eshte ne fazen fillestare te hetimit dhe kerkon verifikimin e fakteve.
Xh.B
Xh.B