Helmut Kohl, heroi i harruar i bashkimit
Autori i Lajmit: Die Welt
Shfaqje emocionale me rastin e 20-vjetorit të rënies së murit të Berlinit. Ish-kancelari i Gjermanisë, dukshëm i dobësuar, Helmut Kohl, me këtë rast tha: ”Nuk mund të jem për asgjë tjetër më shumë krenar, sesa që jam krenar për bashkimin e Gjermanisë. Si mund të ndodhë që 20 vjet më vonë të bjerë në harresë kancelari i bashkimit të Gjermanisë? Diplomacia e Helmut Kohlit për bashkimin e Gjermanisë ishte tejet e suksesshme. Në atë kohë bota po lëvizte në vijën e ngushtë mes luftës dhe paqes. Shfaqje emocionale me rastin e 20-vjetorit të rënies së murit të Berlinit. Ish-kancelari i Gjermanisë, dukshëm i dobësuar, Helmut Kohl, me këtë rast tha: ”Nuk mund të jem për asgjë tjetër më shumë krenar, sesa që jam krenar për bashkimin e Gjermanisë”. Të gjithë flasin për bashkimin e Gjermanisë, por të paktë janë ata që flasin për Helmut Kohlin. Pavarësishtr faktit se ai që nga viti 1982 kishte fituar aq shumë besim në Perëndim dhe Lindje, sa që fjala e tij kishte peshë: Ai në të ardhmen do të integrojë Gjermaninë e bashkuar në sistemet perëndimore të NATO-s dhe të BE-së. Në fjalimin e tij të mbajtur më 3 tetor të vitit 1990, Kohl hoqi dorë nga retorika triumfuese dhe siguroi se Gjermania kurrë më nuk do të jetë forcë destruktive. Si mund të ndodhë që 20 vjet më vonë, pothuajse të gjithë i kanë harruar sukseset e tij? Përgjigjja e shkurtër është: Diplomacia e krizës, e cila solli bashkimin, ishte aq e suksesshme, sa që nuk la hapësirë për pyetje, për atë se çfarë ka ndodhur në trekëndëshin Shtëpi e Bardhë, Kremlin dhe Berlin. Peter Boenisch, në atë kohë sekretar shtetëror në zyrën e kancelarit dhe zëdhënës i Kohlit, ka cituar një deklaratë të Eduard Schevernaxes, ministrit të fundit të Jashtëm të Bashkimit Sovjetik, i cili atëbotë i kishte qartësuar atij se çfarë ishte në lojë: ”Peter, në vitin 1989 nuk është bërë fjalë për bashkimin apo mosbashkimin e Gjermanisë. Është bërë fjalë për bashkimin e Gjermanisë apo për luftë-luftë bërthamore”. Me një fjalë, nuk ka qenë e thënë që gjërat të rrjedhin ashtu siç rrodhën. Shumë gjëra kanë mundur të rrjedhin ndryshe dhe kriza të përfundojë me një katastrofë. Rënia e murit ishte kriza më e rrezikshme mes Perëndimit dhe Lindjes që nga viti 1945. Arsyeja: Në lojë nuk ishte vetëm ekzistenca e Gjermanisë Lindore komuniste, por edhe vetë ekzistenca e Bashkimit Sovjetik. Në fund, që të dy këto vende pushuan së ekzistuari. Emrin e Mikhail Gorbaçovit, Kohl e dëgjoi për herë të parë në vitin 1982, kur shkoi në Moskë, për të marrë pjesë në varrimin e Leonid Brezhnievit, ku kuptoi se Gorbaçov ishte përzgjedhur si pasardhës i Brezhnjevit, me obligimin për të ripërtërirë Bashkimin Sovjetik. Por rrethanat pasuese, lufta e përgjakshme në Afganistan, rënia e çmimit të naftës, detyruan Gorbaçovin që të ndërmarrë reforma. Kjo bëri që rrjedha e ngjarjeve varej nga Moska dhe shpjegon se pse Kohli ishte aq i përmbajtur, deri më 9 nëntor të vitit 1989. Askush nuk mund të numërojë se sa herë Kohli e ka përsëritur deklaratën se bashkimi gjerman dhe integrimet evropiane janë ana e njëjtë e medaljes. Ai kishte plotësisht të drejtë dhe në fund u tregua si tejet i suksesshëm, në diplomacinë e tij të drejtuar për bashkimin paqësor të Gjermanisë.
(Die Welt)
Ky lajm është publikuar: 10/11/2009