Dinamo fiton ndaj Besës, tani është +8
Autori i Lajmit: Redaksia
KAVAJE – I ka mjaftuar një gol i vetëm në Kavajë kryeqytetasve të Dinamos për të marrë “arratinë” me 8 pikë diferencë në javën e 10 të Superligës Shqiptare. Kështu Dinamo ka mposhtur 1-0 Besën në transfertë, duke u shkëputur me 8 pikë në krye të renditjes së Superligës. Ndeshja e fundit e javës së 10-të, e zhvilluar në një terren tejet të rënduar në Kavajë, ka përfunduar me fitoren e skuadrës së Shkëlqim Muçës. Gjithçka është vendosur nga një gol i shënuar nga argjentinasi Souza në minutën e 20-të. Përpos kësaj, Besa ka pasur disa mundësi të mira për të realizuar. Në fundin e pjesës së parë, arbitri Sokol Jareci akordoi një penallti, të cilën Mancaku e gaboi përballë portierit Alban Hoxha. Në fraksionin e dytë të lojës ishin vendasit ata që sulmuan më shumë, duke iu afruar disa herë portës dinamovite. Dhëmbi, i futur në pjesën e dytë arriti të shënonte pas një goditje këndi, por mesfushori korçar e goditi topin me dorë, ç’ka bëri që gjyqtari ta anulonte. Momenti deciziv i ndeshjes do të ishte në minutën e dytë shtesë, kur mbrojtësi Arjan Pisha mban dukshëm në zonë Daniel Xhafën që doli i vetëm me portën, por arbitri Jareci nuk jep penallti, ç’ka solli edhe protestat e tifozerisë. Në fushë janë hedhur shishe plastike, por edhe dy-tre stola të thyer. Edhe pse Jareci u mohoi një penallti të pastër kavajasve, duhet nënvizuar fakti se i njëjti gjyqtar kishte dhënë më parë për Besën një penallti, të cilën e ka ekzekutuar Mancaku, por ka pritur portieri Hoxha. Ky i fundit mund të konsiderohet pa frikë lojtari i ndeshjes dhe heroi i Dinamos, sepse, veç pritjes së penalltisë, ka evituar disa gola të sigurtë. Sidomos pjesa e dytë është dominuar nga vendasit, që krijojnë volum të madh loje, por nuk kanë njeriun-gol, atë që do ta shtynte topin në rrjetën e portës mike. Sulmuesi kryesor i Besës, Daniel Xhafaj, sërish është shfaqur i mefshtë në këtë ndeshje, duke mos e vënë thuajse në asnjë rast në vështirësi portierin dinamovit Hoxha. Ka lëvizur shumë talenti i ri kavajas, Cikalleshi, ndërkohë që mbrojtësi Fagu ka lëshuar dy-tri predha të fuqishme, nga rreth 20 metra, në drejtim të kuadratit blu, por portieri Hoxha ka bërë gati të pamundurën, duke evituar gola të sigurtë. Pas shënimit të golit, Dinamo ka aplikuar më shumë kundërsulmin, i cili mund të kishte rezultuar efikas në disa raste, duke e ndëshkuar sërish Besën, që ka hedhur forca të shumta në sulm, por pikërisht në finalizim ka çaluar, ashtu si në ndeshjet e shkuara. Në këtë mënyrë, Dinamo e rrit në 8 pikë diferencën me Besën e vendit të dytë, e cila, nga ana e saj, tashmë ndien hijen e Tiranës, që ka vetëm një pikë më pak, 17, së bashku me Apoloninë. Një javë para mbylljes së fazës së parë, Dinamo është “arratisur”, duke hedhur një hap mjaft deciziv me këtë fitore në Kavajë, ndaj rivalit direkt. Besa pëson humbjen e dytë radhazi, pas asaj në Krujë, një javë më parë, ndërkohë që në tri ndeshjet e fundit ka marrë vetëm 1 pikë. Pra, një situatë krize, edhe pse në ndeshjen me Dinamon krijoi lojë, e dominoi kundërshtarin, por nuk doli dot te goli. Dhe në futboll, po nuk shënove, do ta pësosh, një ligj i pashkruar ky, por që u materializua më së miri edhe në kryesfidën e javës së dhjetë, ndaj Dinamos.
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 10
07/11/09
Apolonia-Kastrioti 2-3
Hadzibuliç 28, Kaçi 56 / Abazaj 42, Turdiu 63, Grizha 90
Tirana Shkumbini 2-0
Sefa 52, Sefa 57
Gramozi-Teuta 2-0
Sadiku 17, Sadiku 25
08/11/09
Flamurtari-Laçi 0-0
08/11/09
Skënderbeu -Vllaznia 1-1
Lako 90+1 / Balaj 49
Dje
Besa-Dinamo 0-1
Souza 21
Renditja pas javës së dhjetë
1. DINAMO 26 pike
2. BESA 18 pike
3. APOLONIA 17 pike
4. TIRANA 17 pike
5. KASTRIOTI 15 pike
6. TEUTA 15 pike
7. SHKUMBINI 11 pike
8. SKENDERBEU 11 pike
9. GRAMOZI 10 pike
10. LACI 9 pike
11. FLAMURTARI 9 pike
12. VLLAZNIA 8 pike
Ky lajm është publikuar: 10/11/2009