E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njëzetë vjet nga rënia e murit që ndau 2 botë

Autori i Lajmit: Redaksia
Berlin - Udhëheqës botërorë nga shumë vende të botës morën pjesë në ceremoninë e 20 vjetorit të rënies së Murit të Berlinit. Me rastin e 20 vjetorit të shembjes së murit të Berlinit, në kryeqytetin e Gjermanisë dje tubuan udhëheqësit e shteteve, të cilat pushtuan Gjermaninë e pasluftës, përjashtuar këtu SHBA-në, e cila u përfaqësua nga Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton. Kryeministri i Britanisë, Gordon Braun, presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi dhe ai i Rusisë, Dimitri Medvedev, morën pjesë në ceremoninë mikpritëse e së cilës ishte kancelaria e Gjermanisë, Angela Merkel. Personalitetet e rëndësishme nga ajo periudhë, të cilat përshpejtuan rënien e komunizmit në Evropë, siç ishin ish-presidenti i Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbaçov dhe Les Valesa, i cili kryesoi protestat anti-komuniste në Evropë, morën pjesë në ceremonitë komemorative, të cilat u organizuan dje në Berlin. Me mijëra turistë vërshuan dje në rrugët e Berlinit, për të shënuar këtë ngjarje, e cila përshpejtoi bashkimin e Gjermanisë, rënien e perdes së hekurt dhe shembjen e Bashkimit Sovjetik. Merkel, e cila në momentin kur ra muri ka punuar si shkencëtare në Gjermaninë Lindore, theksoi se shembja e murit ishte “dita më e lumtur në historinë më të re të Gjermanisë. E tronditur nga arratija e qytetarëve të vet në Berlinin Perëndimor kapitalist, qeveria e Gjermanisë Lindore komuniste filloi të ndërtojë murin “mbrojtës anti-fashist” më 13 gusht të vitit 1961. E tronditur nga arratija e qytetarëve të vet në Berlinin Perëndimor kapitalist, qeveria e Gjermanisë Lindore komuniste filloi të ndërtojë murin “mbrojtës anti-fashist” më 13 gusht të vitit 1961. Sipas një studimi të publikuar këtë vit, së paku 136 persona janë vrarë gjatë përpjekjeve për ta kaluar vitin, në periudhën nga viti 1961 deri në vitin 1989. Sidoqoftë, me mijëra të tjerë arritën t’i anashkalojnë fushat e minuara dhe rojtarët e armatosur, gjatë përpjekjeve të tyre për të kaluar në perëndim. Aktivitetet zyrtare kanë filluar me një ceremoni falje në një kishë në pjesën lindore të Berlinit, e cila kishte qenë qendër e aktiviteteve të opozitës. Gjatë ditës, kancelarja Angela Merkel priti Kryeministrin e Britanisë, Gordon Braun, presidentin francez, Nikolas Sarkozi, atë rus Dimitri Medvedev dhe Sekretaren e Shtetit Hillari Klinton në Brandenburg Gate, vendi që dikur ndante Lindjen me Perëndimin. Në këtë përvjetor, festimet përfshinë koncerte në qiell të hapur, fjalime dhe një mbyllje të jashtëzakonshme me fishekzjarre në darkë. Por për udhëheqësit politikë dhe persona të tjerë të njohur që kanë ardhur nga e gjithë bota, kjo është një mundësi e mirë për takime bilaterale, bisedime dhe fjalime. Përvjetori i rënies së Murit të Berlinit shërben për të kujtuar të kaluarën. Dhe vija e gjatë e dominove nga Sheshi Potsdamer, para Portës Brandenburg, e deri pranë ndërtesës së parlamentit, përsëri e ndau qytetin, megjithëse vetëm për pak kohë. Dhe në sejcilën anë të vijës së dominove, pllakat me ngjyra u shtynë në mënyrë që të rrëzohen njëra pas tjetrës, ashtu siç ndodhi edhe me Murin para dy dekadash.

Fjalimi historik i Merkel

“Jemi mbledhur këtu që të gëzohemi për atë që u bë e mundur të ndodhë në nëntorin e 1989-ës. Ajo ishte rezultat i historisë së gjatë të tiranisë dhe luftës kundër tiranisë. Ne në Gjermani nuk ishim të parët që luftuam kundër komunistëve. Por ne ishim këtu kur mori fund Lufta e Ftohtë. Prandaj, është kënaqësi dhe nder i veçantë që emrat si Mikhail Gorbaçov dhe Leh Valensa që të jenë me ne këtu”, - tha Merkel. Kancelarja Merkel tha gjithashtu se tashmë po rritet brezi i ri që është e mishëruar në Bashkimin Evropian. Nërsa Gorbaçov tha se Muri nuk u rrëzua nga qielli dhe për këtë vendim udhëheqjes sovjetike i duhej guxim i madh, për të shtuar se heronjtë kryesorë të bashkimit të Gjermanisë janë rusët dhe gjermanët.

Gorbaçov: “Heronjtë e bashkimit janë rusët dhe gjermanët”

Berlin - “Nga kapërcimi i ndarjes në qendër të Evropës, simbol i së cilës ishte Muri i Berlinit, kanë fituar të gjithë”, - deklaroi lideri i fundit sovjetik, Mihail Gorbaçov. Ai ka thënë se muri nuk u rrëzua nga qielli dhe për këtë vendim udhëheqësisë sovjetike i duhej guxim i madh, për të shtuar se heronjtë kryesorë të bashkimit të Gjermanisë janë rusët dhe gjermanët. Gorbaçov, të cilin jo rrallë herë e kritikojnë se nuk vuri kushte më të ashpra për bashkimin e Gjermanisë, i bëri këto komente për agjencinë ruse Itar-Tass, ku shprehu bindjen se drejtësia historike është në anën e tij. Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton gjatë ceremonive, mëngjesin e djeshëm, deklaroi: “Jam shumë e gëzuar që gjendem në Berlin për këtë ngjarje historike. Në qytetin që do të thoshte aq shumë jo vetëm për popullin gjerman, por edhe për evropianët, amerikanët dhe gjithë botën. Gjej rastin të uroj kancelaren jo vetëm për rastin e sotëm, por për punën që ajo dhe qeveria e saj po bëjnë”, - tha Klinton. Natën e 9 Nëntorit, pas disa javë protestash demokratike, autoritetet në Gjermaninë Lindore, në një gjendje konfuze deklaruan se kufiri mes Berlinit perëndimor e lindor ishte hapur. Turma triumfuese gjermanolindorësh kapërcyen murin duke filluar ciklin e ngjarjeve që sollën në rënien e komunizmit. Festimet në Berlin u pasuan dhe me rrëzimin e 1000 dominove gjigante, të vendosura në 1.5 kilometra, aty ku më parë ishte Muri i Berlinit. 20 vjetori i rënies së Murit të Berlinit i ka bërë thirrje amerikanëve dhe evropianëve të marrin masa kundër ekstremizmit fetar dhe kërcënimeve globale. Idealet që i shtynë berlinezët të prishin murin nuk janë më pak të rëndësishme sot. Liria e ngritur në piedestal atë natë nuk është më pak e çmuar sot. Të drejtat e parimet që na sollën deri në këtë moment nuk janë më pak meritore për tu mbrojtur nga ne”. Klinton tha se muret ekzistojnë ende mes modernes dhe atyre që dyshojnë tek gjithçka, mes atyre që duan të pengojnë përparimin dhe të tjerëve që nxisin vajzat të venë në shkollë.

Tadiç: “Muri i Ballkanit do të bjerë kur të integrohet në BE”

BEOGRAD - Presidenti serb Boris Tadiç ka deklaruar se i vetmi rajon që nuk ka rrëzuar muret e Berlinit është Ballkani Perëndimor. Sipas Tadiç, vetëm kur Ballkani Perëndimor të hyjë në BE, atëherë procesi i Bashkimit Evropian do të përfundojë në një tjetër moment historik. “I gjithë Ballkani Perëndimor duhet të rrëzoje muret e veta të Berlinit dhe të hyjë në BE. Muret do të bien kur rajoni të bëhet pjesë e bllokut”, - ka thenë Tadiç. Komentet ai i ka bërë gjatë një fjalimi në Save Center në Beograd me rastin e 20 vjetorit të rënies së murit të Berlinit. Tadic tha se kjo ngjarje bëri të mundur vizionin e unitetit evropian, që është dhe një nga projektet më të mëdha politike dhe paqësore në historinë botërore. Sipas Tadiç Serbia e rrëzoi Murin e Berlinit më 5 tetor 2000, duke rrezuar regjimin jodemorkatik të Milosheviçit. Por procesi nuk ka përfunduar sipas Tadiç, pasi gjithcka mbaron kur edhe Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e BE-së. Serbia është përfshirë së fundi në fazën e parë të liberalizimit të vizave, ndërkohe që ky vend shpreson të dorëzojë kërkesën për anëtarësim në fund të vitit.

Merkel falënderon Gorbaçovin, kalojnë së bashku urën

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka falënderuar ish-liderin sovjetik, Mikhail Gorbaçov, për shkak se mundësoi rënien e Murit të Berlinit 20 vjet më parë. Merkel dhe Gorbaçov iu bashkangjitën ish-presidentit polak, Leh Valensa, dhe ish-disidentëve të Gjermanisë Lindore duke kaluar nëpër postbllokun, i cili u hap i pari në vitin 1989. Merkel u tha mijëra njerëzve që ndodheshin të pranishëm se përvjetori u jep të gjithëve arsye që të kremtojnë. Kancelarja gjermane Merkel, ish-presidenti i Bashkimit Sovjetik Mikhail Gorbaçov dhe ish-presidenti i Polonise, Les Valesa, kanë kaluar të tre së bashku urën historike të Boesebrukes, në Berlin.

Merkel falënderon Gorbaçovin, kalojnë së bashku urën

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka falënderuar ish-liderin sovjetik, Mikhail Gorbaçov, për shkak se mundësoi rënien e Murit të Berlinit 20 vjet më parë. Merkel dhe Gorbaçov iu bashkangjitën ish-presidentit polak, Leh Valensa, dhe ish-disidentëve të Gjermanisë Lindore duke kaluar nëpër postbllokun, i cili u hap i pari në vitin 1989. Merkel u tha mijëra njerëzve që ndodheshin të pranishëm se përvjetori u jep të gjithëve arsye që të kremtojnë. Kancelarja gjermane Merkel, ish-presidenti i Bashkimit Sovjetik Mikhail Gorbaçov dhe ish-presidenti i Polonise, Les Valesa, kanë kaluar të tre së bashku urën historike të Boesebrukes, në Berlin.

Ky lajm është publikuar: 10/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›