E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hemilton triumfon në Kinë

Luis Hemilton fiton Çmimin e Madh të Kinës, duke bërë një hap shumë të rëndësishëm drejt triumfit në botërorin e Formula 1. Britaniku i MekLarenit dominoi në Shangai dhe regjistroi fitoren e pestë sezonale, duke u klasifikuar gjithmonë i pari: që prej provave të së premtes dhe deri në finishin e garës. Forca e jashtëzakonshme e Hemilton ishte e pamundur të përballohej nga Ferrari, që nuk arriti të mbante ritmin e 23-vjeçarit. Në xhirot e fundit të garës, Raikonen, i cili gjatë gjithë kohës ishte në vendin e dytë, lejoi Masën ta parakalonte, duke bërë që shoku i tij i skuadrës të humbiste vetëm 2 pikë në duelin për titull. Lëvizje që nga "kokëkuqja" është cilësuar si "lojë e pastër skuadre". Në vendin e katërt u klasifikua Fernando Alonso, ndërsa pas tij ishin Hajdfilld, Kubika e Glok. Tashmë të gjithë janë të përqendruar në garën e fundit në Interlagos të Brazilit, ku me diferencën e 7 pikëve Hemilton e ka "hipotekuar" titullin: thjesht duhet t‘i qëndrojë pranë Masës edhe pa fituar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›