E Shtunë, 31 Tetor 2026

Valentino Rosi, në Sepang fitorja e nëntë sezonale

Valentino Rosi konfirmon se i cilëson të gjitha garat të rëndësishme. "Doktori", i cili u shpall matematikisht kampion në Montegi, mund t‘i kishte toleruar kundërshtarët në cirkuitin e Sepangut, por kjo nuk ndodhi. Piloti italian i Jamahas i mohoi Dani Pedrozës kënaqësinë e fitores: ai qëndroi pas spanjollit, e kur duheshin edhe 11 xhiro nga mbërritja në finish e parakaloi pa shumë probleme. Me këtë triumf, Rosi regjistron fitoren e nëntë sezonale dhe pas shtatë ditëve, në garën e Valencias mund të tentojë të marrë fitoren e dhjetë. Me garën e djeshme ai regjistroi edhe podiumin numër 150 në karrierë, ndërkohë që për vendin e tretë në pod, Andrea Doviciozo fitoi duelin me amerikanin e Hondas, Niki Heiden. "Ishte një garë e bukur, tha Rosi pas fitores. Mendoj se diferencën me Pedrozën e bënë njohuritë e mia për gomat ‘Brixhston‘. Garimi me temperatura të tilla nuk është aspak i lehtë, por mbajta një ritëm të lartë. Të dielën do të synoj fitoren edhe në Valencia".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›